Ajo mund të jetë një ikonë e modës, por përtej trendeve absolute që përcjell në çdo dalje publike, Victoria Beckham njihet edhe për kujdesin ndaj bukurisë dhe make up-it në veçanti.
49-vjeçarja foli për dashurinë e saj për të bukurën gjatë një interviste për kopertinën e Allure, ku Victoria tregon se është e fiksuar me vetullat dhe krijimin e pamjes së tyre perfekte.
Ajo shpjegoi se nuk del kurrë nga shtëpia pa lapsin që e ndihmon të krijojë vetullën e plotë dhe me formën perfekte.
“Bashkëshorti im nuk më ka parë kurrë pa vetullat e mia të plota dhe të mbushura me laps,” tha Victoria për David Beckham. "Grimi është fiksimi im.”
Ok, Viktoria. Qartë.
Burimi: US Weekly