Celebrity

Adriana Lima thotë se daljet e saj të fundit në tapetin e kuq e kanë shokuar

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2023

Adriana Lima thotë se daljet e saj të fundit në tapetin e kuq e

Ylli i pasarelave të modës duket se po tregohet e sinqertë për ndryshimet në pamjen e saj. Në një intervistë të re për Harper's Bazaar Arabia, ish-modelja e Victoria's Secrets foli për komentet rreth operacioneve plastike që e bën subjekt të tabloidëve kudo në botë, si edhe kritikat e fundit për protagonizmin në premierën e filmit “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes" në Los Angeles, ku Adriana Lima u shenjëstrua për mollëzat e fryra dhe pretendimet për operacionet plastike që e kanë ndryshuar jo pak në pamjen e jashtme.
 
"Nuk u shqetësova aspak," tha Adriana duke u referuar komenteve negative në internet që spekulonin se fytyra e saj më e fryrë ishte rezultat i një procedure kozmetike. “Unë jam shumë e fortë dhe realisht para se të dilja nga shtëpia e pashë veten në pasqyrë dhe u ndjeva mirë. Kisha fëmijët afër në ato momente që më shikonin dhe më thanë: "Mami!" Dukesh shumë e bukur!"

Adriana Lima thotë se daljet e saj të fundit në tapetin e kuq e
 
Për këtë event, Adriana kishte veshur një fustan të shkurtër me dy ngjyra, të zezë dhe të kuqe, çorape të holla të zeza, këpucë me majë të kuqe dhe një buzëkuq të fortë që e kompletonte në tërësi pamjen e modeles.
 
Pavarësisht diskutimeve në internet, modelja pranoi se ishte “tronditur” pasi kishte parë fotot e saj në tapetin e kuq. "Unë ndihesha sikur 'nuk jam unë'," tha ajo. "Gjithçka ishte e çuditshme sepse unë nuk e shoh veten ashtu. Unë ende nuk e shoh veten të tillë...Ju mund ta shihni veten ndryshe në momente të caktuara të jetës," shtoi Lima. "Nuk u preka, thjesht qesha shumë me veten. Çështja është se nuk jam më 16 vjeçe. Kam filluar modelingun në moshën 16-vjeçare, pra nuk do të jem më kurrë 16-të. Jam 42 vjeçe dhe jam më shumë se e lumtur me veten time. E përqafoj moshën dhe nuk mendoj se nuk do të ndryshoj kurrë për askënd,” përfundoi ajo.


Burimi: Instyle