Out and About

Ja e vetmja shprehje që nuk duhet t'u thoni njerëzve të sëmurë me kancer

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2023

Ja e vetmja shprehje që nuk duhet t'u thoni njerëzve të

Janë tre fjalë që askush nuk dëshiron t'i dëgjojë nga një njeri i afërt, që mund të jetë familjar, koleg, mik/e: "Unë kam kancer". Kjo fjali e shprehur nga dikush që ju e doni është një deklaratë sa tronditëse, aq edhe e papritur.

Është e natyrshme të jesh i/e pasigurt dhe të mos dish çfarë të thuash. Ndoshta instinkti i parë është të siguroni të dashurin/ën tuaj se do të jetë mirë, diçka që të dy duhet ta besoni se është e vërtetë. Ose preferoni të jepni një ide për zgjidhjen e problemit duke rekomanduar një dietë të veçantë ose suplement që keni dëgjuar se ka funksionuar për dikë tjetër me kancer. Si mund të tregoni vërtet mbështetjen tuaj?

Terapistët e kancerit tregojnë se çfarë është e dobishme për t'u thënë në situata të tilla dhe çfarë jo.

"Gjithçka ndodh për një arsye". Ata thonë se kjo shprehje duhet të shmanget plotësisht sepse duket si një thënie klishe, gati shpërfillëse. Kanceri është një përvojë komplekse dhe thjeshtimi i tepërt i situatës mund të jetë i padobishëm. Të thuash "çdo gjë ndodh për një arsye" mund të jetë veçanërisht e padobishme. Por, terapistët thonë se është mirë që të shmangni përpjekjet për të nënvlerësuar diagnozën me fraza të tilla si "ka edhe më keq" dhe të shmangni ndarjen e historive për njerëz të tjerë që njihni që kanë (ose kishin) kancer.

Ekspertët theksojnë se çdo përvojë e kancerit është e ndryshme, kështu që kur flisni me një mik/e me këtë sëmundje është më mirë të flisni për përvojën e tyre individuale në vend që të jepni shembuj. Bëni pyetje të hapura si: “Ke nevojë për ndihmën time tani?”.

Përvoja e njerëzve me kancerin është e ndryshme, por veprimet specifike dhe fjalët e duhura tregojë se sa shumë kujdeseni për të.