Ndërkohë që magjia e festave na ka kapluar të gjithëve, jemi duke menduar se ku kalohet më bukur Krishtlindja dhe Viti i Ri. Epo, lexo, më pas, mbyll sytë dhe imagjino një apartament apo vilë komode, të ngrohtë, që të jep ndjesinë e shtëpisë. Ti rrethohesh nga aroma e detit e në të njëjtën kohë, peizazhi që sheh nga dritaret të sjell drita, festë, ngjyra, bredhin e Krishtlindjes…Tani, më lejo të të them: Kjo s’ka pse të ngelet thjesht në imagjinatë, pasi jo shumë larg Tiranës, gjendet një destinacion jo dhe aq sekret, i cili është edhe më magjepsës nga ç’e përshkrova.
E kam fjalën për Portonovi, i cili, njësoj si Poli i Veriut, mbështillet nga atmosfera festive, duke u bërë pjesë e një mrekullie që do të ngelë gjatë në memorien tënde. I ndodhur në një nga gjiret më të bukura të rajonit, Portonovi organizon dhjetëra evente për çdo preferencë. Nëse do të jesh ‘chill’, të kërcesh e të shkundesh, apo të shijosh pak muzikë klasike, Portonovi e ka fiks një ambient për ty.
E dimë që s’ta pret mendja, ndaj po ta themi: Festat atje janë të pazakonta, thjesht magjike. Do të mrekullohesh nga hapësirat e ndriçuara në mënyrë fantastike, do të gjesh kënde të papara për t’i dhënë hijeshi Instagram-it tënd, si dhe do të befasohesh nga restorantet që servirin pjata dhe pije që s’i ke provuar askund.
Të tregova për relaksin? Në 'One & Only Poronovi' do të gjesh një ndër kryeveprat më të bukura arkitekturore. Një hapësirë që s’e heq dot nga mendja, e cila të mirëpret me një sallë gjigante të arreduar aq bukur, me buzëqeshjet e stafit profesional dhe të trajnuar për të të ofruar më të mirën, si dhe me një SPA që është gati të të bëjë të ndihesh sikur ke rilindur.
Le të mos harrojmë Tregun e Krishtlindjes! Nuk e ke idenë sa magjepsës është! Një koncept i ideuar për fëmijët dhe të rriturit, me shtëpizat e drunjta, vendet ku mund të shkrepësh ca foto dhe të krijosh kujtime të paharrueshme, apo edhe evente të ndryshme për fëmijët, e bëjnë Tregun e Krishtlindjes një ndër vendet ku festa merr kuptim.
View this post on Instagram
Një tjetër eksperiencë që nuk duhet ta humbësh në Portonovi lidhet me restorantet! Ke kaq shumë opsione, sa nuk do ta ndash dot mendjen. Që nga pastat, gatimet aziatike dhe duke kaluar tek ëmbëlsirat dhe koktejet, Portonovi krijon një përvojë elitare, luksoze, relaksuese dhe të magjishme, fiks ajo që të duhet për festat e fundvitit.
Rezervo tani dhe shijo festat më të papara ndonjëherë me miqtë, familjarët, por edhe me personin e zemrës! Të sigurojmë që do të jetë dhurata më e bukur për këtë fundvit!