Make-Up

Buzët me xixa: Trendi që do të bëjë namin në 2024-ën!

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2023

Buzët me xixa: Trendi që do të bëjë namin në
Getty Images


Që tani e kemi kuptuar se viti 2024 është shumë larg makeup-it minimal. Trendi që pritet të jetë kryefjala e vitit të ardhshëm ka të bëjë me buzët! Buzët me xixa do t’i shohësh kudo, sepse duken yll dhe bien direkt në sy.

Buzët me xixa: Trendi që do të bëjë namin në
Getty Images


Sipas artistit të makeup-it, Neil Scibelli: “Dikur e kanë pasur vëmendjen sytë, tani njerëzit janë fokusuar te buzët” dhe për këtë duhet të “fajësojmë” ngjyrën metalike, e cila u përdor në veshje, sidomos në turneun e Beyoncé, në thonj, në sy dhe tani është duke u përqendruar te buzë që shkëlqejnë.

@valeria_deldinova You knooow my obsession with the Kiko 3D hydra lipglosses ??? but with flash it looks even moree beautiful ##glitterlips##glitterlipgloss##kiko3dhydralipgloss##3dhydralipgloss05 ? Otra Vez - ProdMarvin

Si të bësh vetë një buzëkuq me xixa?
 
Shumë e thjeshtë! Mjafton të marrësh një lip gloss transparent, të hedhësh një eyeshadow me xixa, ose highlighter dhe je gati!
 
Nëse s’dëshiron të eksperimentosh në këtë mënyrë, ke një pafundësi buzëkuqesh apo lip gloss-ësh me xixa.

@sydneypurl Glitter lips ? my faveeee! @Animakeup ?? #glitterlips #makeup ? Pretty Girl Era - LU KALA

Scibelli këshillon që nëse do që e gjithë vëmendja të qëndrojë te buzët, bëj një grim minimal te sytë. Nëse do të jesh ekstra, epo, xixat edhe në sy janë gjithnjë një opsion i mirë.

Artikuj të sugjeruar: