Celebrity

Pse për miqtë e Kendall ndarja e saj nga Bad Bunny ishte e pritshme?

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2023

Pse për miqtë e Kendall ndarja e saj nga Bad Bunny ishte e pritshme?
Getty

Miqtë e Kendall Jenner e dinin që romanca e saj dhe e Bad Bunny-t nuk do të zgjaste dhe ata do të ndaheshin, thonë burimet për Us Weekly. Ata u ndanë pas pothuajse një viti, megjithëse ishte mëse e pritshme që ata t’i jepnin fund lidhjes së tyre.

Pse për miqtë e Kendall ndarja e saj nga Bad Bunny ishte e pritshme?
Getty


“Miqtë nuk janë të surprizuar për ndarjen e Kendall dhe Bad Bunny”, u shpreh burimi, duke shtuar se disa prej miqve të modeles e dinin që ata nuk përshtateshin. “Sigurisht që ata duan më të mirën për miken e tyre, por nuk mendonin se Kendall përputhej me reperin aq sa me ish-at e tjerë në të shkuarën”, shtoi personin anonim.

Pse për miqtë e Kendall ndarja e saj nga Bad Bunny ishte e pritshme?
Getty


Kendall dhe Bad Bunny u ndanë sepse rishtazi “janë marrë me gjërat e tyre”. “Ata të dy e dinin se nuk ishte një lloj marrëdhënieje e përhershme dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi,” shtoi burimi. "Ata kanë orare të ngarkuara dhe e dinë se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar individualisht”, bëri me dije një burim për People Sunday.

Pse për miqtë e Kendall ndarja e saj nga Bad Bunny ishte e pritshme?
Getty

Kendall dhe Bad Bunny u përfolën për herë të parë për romancën e tyre në shkurt dhe kanë qenë jashtëzakonisht privatë për këtë raport. Bad Bunny tha për Vanity Fair në tetor se ai nuk i detyrohet publikut asnjë shpjegim për jetën personale.

Artikuj të sugjeruar: