Kupat menstruale janë pikërisht ajo që kuptoni nga emri: kupa të vogla që vendosen brenda vaginës për të mbledhur gjakun menstrual. Gratë kudo në botë po heqin dorë nga tamponët për të vendosur këto kupa gjatë periodave. Nëse keni qenë skeptike për përdorimin e tyre, atëherë ja disa gjëra që duhet të dini.
Nuk ju dëmtojnë buxhetin: Ndryshe nga pecetat menstruale ose tamponët, kupat nuk blihen çdo muaj. Do të kurseni shumë para.
Janë miqësore me mjedisin: Ndryshe nga produktet e tjera, kupat menstruale mund të zgjasin deri në 4 vite, gjë që nënkupton shumë më pak mbetje.
Mund t’i blini në përmasa të ndryshme: Ka versione të ndryshme: për gratë nën 30 vjeç që nuk kanë lindur dhe për ato mbi 30 vjeç.
Me praktikë do të përmirësoheni: Heqja ose vendosja e tyre nuk është e vështirë. Duket e sikletshme në fillim, por do të mësoheni. Nuk do të ndjeni sikur keni diçka brenda trupit tuaj.
Nuk janë të rrezikshme: Rreziku i infektimit ose “shokut” është i vogël sepse kupat menstruale në përgjithësi janë prej silikoni ose gome dhe nuk janë absorbuese si tamponët. Sidoqoftë, kjo nuk ju jep të drejtë ta lini atë më gjatë seç duhet.
Pastrohen lehtësisht: Duhet të siguroheni që ta pastroni kupën në mënyrën e duhur çdo 8-12 orë. Përdorni sapun pa përmbajtje vajrash apo parfumesh dhe në fund të ciklit, sugjerohet ta lini për 5-10 minuta në ujë të valuar.
- Këto janë mënyrat se si truri të paralajmëron që do të të vijnë periodat
- Nisur nga propozimi i Erion Braçes, ja disa shtete ku lejohen ditët pushim për ciklin menstrual
- Kur vjen puna tek shëndeti i vaginës, ja 7 gabimet që gjinekologet nuk i bëjnë kurrë
- Djema, vëmendje: Ç’duhet të dini rreth periodave
- Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj aromat e pakëndshme të periodave
Burimi: Women's Health