Vetëm pse vendosni diçka në frigorifer, nuk do të thotë se ruajtja e freskisë apo vlerat ushqimore do të zgjasë përgjithmonë. Sa zhgënjyese është të zbulosh se manaferrat apo proshuta që keni blerë vetëm pak ditë më parë, ndoshta sot nuk mund të konsumohen?
Ndaj, le t’i kushtojmë vëmendje që të mos përfundoni me ushqim të mykur ose të kalbur!
-Manaferrat
Meqenëse manaferrat si frut nuk trajtohen me pesticide ose insekticide, lëkura e tyre e hollë dhe përmbajtja e lartë e ujit i bëjnë ato shumë të ndjeshme ndaj baktereve. Për të vrarë bakteret e mbetura, lani manaferrat me uthull dhe ujë. Përdorni një qese konservimi për të zgjatur jetëgjatësinë dhe ruajini brenda sirtarit të frigoriferit.
-Proshutë e prerë në feta
Mishi i ushqimeve të prera në feta në dyqan zgjat tre deri në pesë ditë në frigorifer, por mishi i ushqimeve të paketuara zgjat pesë deri në shtatë ditë. Ndaj, kini kujdes mos e mbani më shumë se kjo periudhë në frigorifer.
-Shalqiri i prerë
Për të zgjatur jetëgjatësinë e shalqirit, mirë është të mos e prisni në feta. Nëse e vendosni të paprerë në frigorifer, mund ta ruani më gjatë. Në të kundërt, ky frut humbet ujin dhe shijen e ëmbël me kalimin e ditëve.
-Sallata kale
Kërcelli i sallatës kale qëndron i freskët tri ditë në frigorifer. Nëse doni më shumë jetëgjatësi, vendoseni në një gotë me ujë në frigorifer.
-Oriz i gatuar
Orizi duhet të konsumohet një deri në dy ditë pas gatimit. Orizi ka një lloj bakteri që shkakton sëmundje gastrointestinale dhe që mund të aktivizohet nëse ftohet dhe lihet gjatë në frigorifer.
-Sallata jeshile
Sallata ka përqindje të lartë uji! Sa më shumë të qëndrojë në frigorifer, sallata humb përqindjen e ujit dhe freskinë e saj.
-Vezë të ziera
Për vezët e paziera nuk duhet të shqetësoheni, por ato të zierat duhet të konsumohen deri në një javë pas ruajtjes në frigorifer.
Burimi: Prevention