Duket se nuk flitet vetëm për show televiziv, por edhe për reagime kur bëhet fjalë për thyerje rregullash dhe zakonesh në familjen Kardashian.
Zanafilla e kësaj historie nisi kur Khloe postoi një story në Instagram të djalit të saj, Tatum Thompson duke u ngjitur me atlete të veshura në divan. Pjesëtari më i vogël i familjes së Khloe-s po përpiqej të merrte vëmendjen e motrës së madhe, True, por në fakt ai tërhoqi më shumë vëmendjen e tezes së tij, Kim Kardashian.
“Wow, çfarë hipokriteje është @khloekardashian! Dua të di nëse dikush e di pse?” shkroi Kim. Pamjet e zmadhuara të këpucëve të vogëlushit Tatum mbi divan, ishin përgjigjja për fansat kuriozë.
“Nuk më kujtohet kurrë që @krisjenner të na e ketë mësuar këtë zakon! Si e mësoi @khloekardashain, pyes veten?!”
"Oh Zot, je e çmendur!" shkroi Khloe në Instagram: “Këto janë këpucë të reja zonjë! Ti je thjesht e sëmurë.”
Për të gjithë ju që nuk e dini, Khloe është e fiksuar rregullin, ka një shtëpi të mirëorganizuar dhe gjithmonë ka qenë motra manjake e pastërtisë. Ndaj Kim-it nuk kishte si të mos i bënin përshtypje atletet mbi divan dhe reagoi me shaka.