
Rihanna i bën të gjitha: Është super këngëtare, aktore, performuese, sipërmarrëse, por ama, e di që deri më tani, nuk bën dot një vazjë. Megjithatë, në të ardhmen, edhe mund të vijë një bebush i tretë për çiftin Riri dhe A$AP Rocky.
Në një intervistë në festën e lancimit të kolesionit të ri të Fenty x Puma, Riri tha se është diçka që s’e bën dot dhe qartazi, një vajzë. Rihanna është nëna e dy djemve, RZA dhe Riot Rose me partnerin e saj, A$AP Rocky.
Riri dha edhe ca detaje për fëmijët e saj, ku u shpreh se djali i madh, RZA, nuk i ka qejf fotot. Gjithashtu, tregoi se ai është shumë i kujdesshëm ndaj vëllait të vogël.
Këngëtarja dhe themeluesja e “Fenty Beauty” tha edhe se është gati për një bebush të tretë dhe kryqëzon gishtat që të jetë vajzë.

Riri dhe A$AP u bënë prindër në maj të vitit të kaluar, kur erdhi në jetë RZA, e më pas, në gusht të këtij viti, kur lindi Riot Rose.
Artikuj të sugjeruar: