Na ndodh të gjithëve në një moment apo një tjetër, madje edhe në rastet më të papritura (punë, event, festë), ndaj është momenti të flasim për “baterinë sociale”.
“Të gjithë kanë “bateri sociale”, e cila përdoret për të matur energjinë që kemi për të ndërvepruar me të tjerët”, thotë Alexandra McNulty, psikoterapiste e specializuar për gjendjet dhe sëmundjet mendore. Sipas saj, të gjithë kanë një kapacitet të caktuar për ndërveprimet sociale, që mund të preken nga faktorë të ndryshëm.
Për ta kuptuar nëse po të mbaron “bateria sociale”, duhet të vësh re këto shenja:
Nuk ke dëshirë të flasësh më
Mendon vetëm për një pushim të gjatë
Nuk je vetvetja me njerëzit që ke vërdallë
Mendon se kur do të mbarojë orari i punës/festës
Në vend që të ndërveprosh me të tjerët, zë një cep dhe bën scroll në TikTok
Të kap ankthi kur mendon të flasësh me të tjerët
Nuk të interesojnë aktivitetet që po ndodhin
Ndihesh keq edhe kur thua vetëm një fjalë
Të irriton gjithçka
Ke dhimbje fizike si: dhimbje koke apo dhimbje shpine
Nuk ke energji
Ke dëshirë të ikësh sa më parë në shtëpi
Ke dëshirë të qash
Këto janë shenjat që tregojnë se “bateria jote sociale” ka mbaruar dhe se thjesht do të bëje gjithçka për të shkuar në shtëpi, për t’u shtrirë në shtrat dhe për t’u rikarikuar.
Ç’të bësh kur të ka mbaruar “bateria sociale”?
Kur e kupton që “bateria sociale” ka mbaruar, është më e mira të drejtohesh në tualet, të punosh me frymëmarrjen, të bësh pak stretching. Sigurisht, pi ujë dhe merr ajër të pastër.
Mos harro që të duhet mjaftueshëm kohë mes eventeve që të marrësh kohë për veten dhe të kujdesesh për dëshirat e tua.
Vendosi si prioritet aktivitet që të rikarikojnë – Që do të thotë se mund të shohësh pa merak një film në Netflix, të meditosh, të gatuash dhe të bësh gjëra që të ndihmojnë të rikthehesh ku duhet.
Shiko me vëmendje njerëzit që ke përreth – Mos ndoshta ata ta vjedhin energjinë dhe janë ndër arsyet pse të mbaron “bateria sociale”?
Vendos barriera – Nëse nuk do të shkosh në një event, mund fare mirë t’u thuash njerëzve që nuk do të shkosh. Kaq. Nëse ti nuk ndihesh mirë, nuk ia vlen të mundohesh dhe të shtiresh sikur po kënaqesh.
Ndjeji emocionet e tua – Çfarë po ndjen në momentin kur të mbaron “bateria sociale”? Ankth, faj, frikë, siklet? Emëroji ndjesitë e tua, përjetoji ato dhe merr kohën e duhur për t’i procesuar.