Muzika

Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi në “Festivalin e Këngës”

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2023

Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi në

Mbrëmë ishte nata e parë e edicionit të 62-të të “Festivalit të Këngës” dhe ndër performancat e artistëve, ishte edhe ajo e Besës, e cila konkurroi me këngën “Zemrën n’dorë”.

Gjatë performancës, Besa u përball me disa problematika, të cilat i shprehu edhe në një postim në Instagram, ku shkroi: “Me gjithë vështirësitë teknike, organizative, miksazhi, dëgjimi orkestre (kufje) etj, u përpoqa të jap maksimumin (që) të përçoja te ju emocionet tepër të forta që më fal kjo këngë. Shpresoj ta keni shijuar”, duke vijuar se kjo është nata e parë dhe se në datën 22, do të ketë të tjera surpriza.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Ξ?Λ (@besaofficial)

Megjithatë, pati komente të cilat e kritikuan këngëtaren e njohur. Dikush u shpreh: “Të paktën doli një këngëtar në këtë vend që e pranoi stonimin. Besa, ti je unike në zë, por këtë herë besoj se e kuptove që vitet ikin dhe nëse nuk je aktive, edhe zëri të lë në baltë”.

Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi në

Besa i ktheu përgjigje komentit, duke shkruar: “E dashur, mua nuk më ka lënë asgjë në baltë dhe më pak nga gjithçka, zëri. Në fakt, zëri është e vetmja gjë që s’më ka lënë kurrë në baltë. Stonime kanë të gjithë, ajo që evidentoj unë janë problemet që nuk u zgjidhën kurrë për artistët në këtë vend. Ti mund të preferosh dhe votosh kë të duash, por nëse do dike nga muzika, këtë komentin s’do e kishe shkruar. Kalo mirë!”.

Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi në

Shumica e komentuesve e vlerësuan shumë performancën e Besës dhe u shprehën se të gjithë e dinë dhe e kanë dëshmuar talentin dhe zërin e saj.

Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi në

Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi në

Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi në

Artikuj të sugjeruar: