Kinema & TV

Pse regjisoren e ‘Barbie’ nuk e lejonin të kishte një kukull të tillë kur ishte fëmijë

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2023

Pse regjisoren e ‘Barbie’ nuk e lejonin të kishte një

Gruaja që solli magjinë e rozës së Barbie-t përmes filmit që ka thyer çdo parashikim, u rrit në një familje anti-Barbie.

Kush nuk u afeksionua pas filmit “Barbie” që rikrijoi fantazitë e fëmijërisë me kukullën e famshme për shumëkënd. Por, si e kapi regjisorja Greta Gerwing gëzimin dhe naivitetin e pastër të Barbie-t, pa e zotëruar kurrë një të tillë kur ishte fëmijë?

Regjisorja Gerwig e zbuloi këtë fakt gati paradoksal në emisionin “Desert Island Disc” për BBC Radio 4. "Mamaja ime nuk e pëlqente shumë kukullën Barbie," tha ajo. “Ndoshta, shumë nëna të tjera do e gjykonin, por sipas nënës time kjo kukull nuk ishte shembulli më i mirë i gruas; lloji i trupit, gjithçka...Ndaj, ajo ishte më pak e emocionuar për të,” shtoi regjisorja.

Kjo është e kuptueshme dhe një nocion i ngjashëm është trajtuar në filmin me të njëjtin titull, ku adoleshentja Sasha diskuton gjithçka "të gabuar" me Barbie-n dhe ndikimin e saj tek vajzat e reja. “Ju i keni bërë gratë të ndihen keq me veten që kur jeni shpikur,” tha ajo.

Por gjithsesi Barbie e gjeti rrugën për në duart e saj të vogla kur ishte ende fëmijë, kur shoqet e lagjes luanin me kukullën e famshme.

Me sa duket, Greta Gerwig e ka pasur një motiv të fortë për ta risjellë kukullën e preferuar të fëmijërisë, por të munguar në jetën e saj, në një super produksion televiziv që ka thyer çdo pritshmëri.


Burimi: Marie Claire