Celebrity

Adam Driver flet për të fëmijët: “Vajza më ka më shumë qejf se djali”

Shkruar nga Anabel

21 Dhjetor 2023

Adam Driver flet për të fëmijët: “Vajza më ka 

Adam Driver, pasi bëri publik lajmin se është bërë baba për herë të dytë, rrëfeu ca detaje nga prindërimi i vogëlushes. Aktori tregoi se vazja është 8-muajshe dhe e ka bërë të harrojë se sa të sikletshëm janë bebushët.
 
“Ajo është 8-muajshe dhe unë e kam harruar se sa të sikletshëm janë bebet”, tha ai me shaka gjatë “Live with Kelly and Mark”. Më tej, me krenari, shtoi se vajza e ka më shumë qejf seç e ka i biri.

Adam Driver flet për të fëmijët: “Vajza më ka
 
“Ai s’donte të kishte lidhje me mua në 3 vitet e para”, tha ylli i “Ferrari”, referuar djalit të tij.
Adam, babai i dy fëmijëve, pranoi se nuk para fle shumë gjumë. “Herën e parë, isha shumë në ankth për djalin për shkak të komunikimit se çfarë nuk shkonte. Tani, jam më i duruar me vajzën dhe po përpiqem ta shijoj”, rrefeu ai.
 
Adam, 40 vjeç dhe e shoqja, Joanne Tucker janë martuar në vitin 2013, në një ceremoni tejet private. Ata janë njohur qysh prej fillimit të viteve 2000 dhe shfaqjet në publik i kanë të rralla.

Artikuj të sugjeruar: