Celebrity

Rihanna thotë se zbulimi i shtatzënisë në Super Bowl nuk ishte planifikuar - ja ç’ndodhi

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2023

Rihanna thotë se zbulimi i shtatzënisë në Super Bowl nuk

Një nga momentet më të veçanta të vitit që po lëmë pas, mbetet padyshim performanca e Rihanna-s në Super Bowl, ku bashkë me këngët, erdhi edhe lajmi i shtatzënisë së dytë të artistes.

Në një intervistë të fundit për Access Hollywood, këngëtarja, tanimë nënë e dy fëmijëve, zbuloi se zbulimi i lajmit të shtatzënisë nuk ishte planifikuar fare, duke hedhur poshtë çdo teori konspirative se ajo donte ta jepte lajmin në një nga skenat më të mëdha në botë.

Rihanna thotë se zbulimi i shtatzënisë në Super Bowl nuk

"Bëra atë që duhej të bëja, apo jo? Nuk mbyllej zinxhiri i xhaketës,” tha ajo duke qeshur. "Askush nuk e dinte që isha shtatzënë. Thjesht i thashë stilistit tim: ‘Sigurohu që veshja të jetë elastike’. Pra, pjesa e brendshme e veshjes ishte elastike dhe pjesa sipër e gjerë, por zinxhiri…Thjesht ngeci!”

Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe Rihanna thjesht e ndjeu që duhej ta thoshte aty.

Rihanna është sot nënë e dy djemve: RZA Athelston Mayers dhe Riot Rose.



Burimi: Instyle