Kanye West i ka kërkuar ndjesë komunitetit hebre per komentet e tij anti-semike. Reperi i “Flashing Lights” ka publikuar një postim në Instagram, në të cilin kërkonte falje për “shpërthimet e tij” dhe dhimbjen që i ka shkaktuar komunitetit hebre.
“Sinqerisht i kërkoj falje komunitetit hebre për çdo shpërthim të paqëllimshëm të shkaktuar prej fjalëve apo veprimeve të mia. Nuk ka qenë qëllimi im të lëndoja apo të mos respektoja (këtë komunitet) dhe më vjen keq për dhimbjen që mund të kem shkaktuar”, shkroi ai në hebraisht në postim.
Më tej, vijoi: “Jam i përkushtuar që të nis nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë, për të siguruar më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim në të ardhmen”.
View this post on Instagram
Reperi 46-vjeçar përfundoi deklaratën duke thënë se falja është e rëndësishme për të dhe se do të bëjë ndryshimin dhe të promovojë bashkimin e njerëzve.
Në fillim të këtij muaji, Kanye tregoi pak nga albumi i tij i ardhshëm ku në regjistrim dëgjoheshin vargjet: “Unë ende mbaj ca hebrenj pas vetes/ Për menaxhim?/ Jo, i lejoj të më krijojnë bizhuteritë”.
Më pas, u shpreh: “Si mund të jem anti-semik? Unë bëra seks me një k*rvë të komunitetit hebre”.
Disa kohë më parë, komentet e tij i kushtuan edhe humbjen e statusit si miliarder dhe shkëputjen e shumë marrëdhënieve në fushën e modës me marka si Gap apo Adidas.
Artikuj të sugjeruar: