Çdo vit, fansat presin me padurim zbulimin e dekorit të Krishtlindjeve të familjes Kardashian. Nga pemët e Krishtlindjeve të tepërta deri në tualetin e Kim-it, tek përdorimi i dekoreve dhe ngjyrave të forta nga Kendall, dekori i Kardashian duket se nuk zhgënjen kurrë. Këtë vit, dekorimet e Krishtlindjeve të Khloé Kardashian janë disa nga më të mirat që kemi parë, të paktën sipas interior designer-ave.
Për dekorin, Khloe ka zgjedhur drita të bardha të ngrohta dhe shumë gjelbërim. Pemët në çdo dhomë, kurorat dhe tavolina e ngrënies e zbukuruar me detaje, e kanë kthyer hapësirën e Khloé-s në një vend të çudirave mes nuancës jeshile dhe të bardhë. Pemët e thjeshta dhe elegante krijojnë ekuilibrin e përsosur midis dekorit modern dhe tradicional të festave të fundvitit duke krijuar një pamje mahnitëse dhe të përjetshme.
View this post on Instagram
“Më pëlqen dekorimi minimalist. Është kaq elegant dhe krijon atë ndjenjën e ngrohtë, të qetë dhe luksoze në shtëpinë tuaj,” thotë Jennifer Ebert, një interior designer-e e njohur. Për dikë që është i/e interesuar të provojë dekorin modern pa u larguar shumë nga tradita, një pemë minimaliste është një opsion i shkëlqyer. Është njëkohësisht klasike dhe bashkëkohore.
Për të krijuar një stil të ngjashëm me atë të Khloé-s, ju mund të shmangni dekorimet e tepërta ose shumëngjyrëshe. Në vend të kësaj, zgjidhni një qasje më minimaliste, duke u fokusuar në disa detaje. Thjeshtësia shpesh mund të përcjellë elegancë.
Shmangni dritat e forta dhe vezulluese dhe zgjidhni ndriçimin e ngrohtë, të butë.
Burimi: Homes&Gardens