Celebrity

Pasi shpërtheu kundër tij në Instagram, Cardi B mund të jetë pajtuar me Offset

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2023

Pasi shpërtheu kundër tij në Instagram, Cardi B mund të
Getty

Pas dramës dhe ndarjes, Cardi B dhe Offset mund t’i kenë dhënë një tjetër shans martesës së tyre. Dyshja ka ndezur zërat se është pajtuar, pasi kaloi festën e Krishtlindjeve me dy fëmijët Kulture dhe Wave, si dhe me anëtarë të tjerë të familjes.
 
Ata publikuan në llogaritë e tyre në Instagram video të ndryshme, ku shiheshin fëmijët duke hapur dhuratat e tyre. Ndër të tjera, reperja postoi edhe video të ndryshme për secilin nga fëmijët, duke treguar se vajza ka një pemë me Hello Kitty, ndërsa djali, me “Baby Shark”.

Pasi shpërtheu kundër tij në Instagram, Cardi B mund të

Pasi shpërtheu kundër tij në Instagram, Cardi B mund të

Njerëzit menjëherë komentuan “bashkimin e tyre” për festa, sidomos pas dramës në të cilin u përfshi Cardi, 31 vjeç dhe reperi i Migos, 32 vjeç.

Pasi shpërtheu kundër tij në Instagram, Cardi B mund të

Pasi shpërtheu kundër tij në Instagram, Cardi B mund të
 
“Mendova se të paktën do të rikthehej me Offset kur të vinte viti 2024. Mesa duket, kam qenë gabim”; “Lot, aa na gënjyen”; “Ajo thjesht nuk ndalon dot së e dashuri Offset”; “Hë pra Cardi B, prapë?!” ishin disa nga komentet.  

Sigurisht, ka edhe njerëz që mendojnë se fakti që kaluan festat bashkë, nuk do të thotë se ata janë pajtuar. “Për njerëzit që komentojnë (ndryshe), ata kanë fëmijë bashkë, natyrisht që do të jenë pranë njëri-tjetrit për hir të fëmijëve”; “Jam e lumtur që mund të bashkëprindërojnë pa bërë skandale”; “S’janë kthyer bashkë, thjeshtë po bashkëprindërojnë. Respektojeni këtë”.

Pasi shpërtheu kundër tij në Instagram, Cardi B mund të
 
Disa ditë më parë, Cardi B iu drejtua rrjeteve sociale për të kritikuar ish-partnerin e saj, pas akuzave për tradhti.

Cardi B pretendonte se Offset-it i pëlqente të luante lojëra me të, sidomos në momentet kur ajo nuk ndihej mirë emocionalisht. Ajo theksonte se “me të vërtetë po e kursente” ishin e saj dhe nuk donte të hynte në detaje për ndarjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

“Ti më ke hedhur poshtë pas kaq shumë vitesh që të kam ndihmuar. As një ‘faleminderit’ nuk mora,” shprehej reperja në një video live në Instagram, duke shtuar se ishte e lodhur nga drama.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.