Jemi zyrtarisht në sezonin e Bricjapit, prandaj bëhuni gati të dëgjoni më shumë për ta. Sot specifikisht është momenti i gruas Bricjap. Çfarë ka ajo ndryshe nga të tjerat?

Ka një personalitet të pazakontë
Bricjapët janë shenjë Toke dhe i tërheqin njerëzit që janë vetvetja. Ajo është një projektuese e lindur, e mban veten gjithmonë të organizuar dhe është gati për të qenë lidere. Ajo e ka të lehtë të gjejë rrugën e duhur. Disa gra të kësaj shenje duken si pa emocione, por në fakt janë thjesht, të turpshme. Ajo vishet sipas rasteve, por ka aftësinë ta bëjë dhe një qese plastike të duket si një çantë Versace. Ajo nuk ka nevojë për të qenë qendra e vëmendjes që ju ta njihni.

Është shumë punëtore, por nuk të lë pas dore për arritjet e saj
Gruaja Bricjap është e fokusuar te karriera. Kjo nuk lidhet vetëm me punën sepse ajo ka pasion për çdo gjë që bën. Mirëpo një nga kritikat më të mëdha është se ajo është perfeksioniste. Ato janë të përulura për arritjet e tyre në jetë. Nuk duhet domosdoshmërisht të jeni në nivelin e tyre, por duhet patjetër t’i respektoni.

Ajo nuk shpenzon kurrë më tepër seç duhet
Ajo i ka qëllimet e saj të qarta. Megjithëse punon fort, nuk emocionohet shumë për sukseset e saj dhe i shpenzon në mënyrë të mirëmenduar të ardhurat që fiton. Çdo qindarkë e fituar ruhet me kujdes për të ardhmen.

Ajo është shumë besnike, por kujdes
Nëse vjen fjala tek marrëdhënia, një grua Bricjap do jetë gjithmonë besnike. Ajo ka nevojë për dikë që nuk frikësohet nga sukseset e saj. Për Bricjapin, gjithçka është si punë në grup. Ajo ka nevojë për një njeri që ka sens humori dhe që është i vërtetë. Sado që i ruan emocionet e veta, ajo do t’ju dojë përjetësisht dhe do të presë nga ju të njëjtën gjë. Një Bricjap mund të falë, por rifitimi i besimit tek ajo mund të jetë shumë i vështirë.
