Tendencat që qarkullojnë në internet rrallë mbeten më shumë se disa javë, por një prej tyre duket se i ka rezistuar kohës, dekadave dhe gjithë platformave virtuale: videot “get ready with me” ose “bëhu gati me mua”!
Të njohura edhe si GRWM, këto postime tregojnë njerëzit duke u grimuar ose duke zgjedhur rroba ndërsa flasin me kamerën.
Ajo që filloi si një trend në YouTube në vitin 2011 është shndërruar në një element kryesor të kulturës së internetit. Sot, hashtag-u #GRWM ka më shumë se 165 miliardë shikime në TikTok. Videot e këtij profili tregojnë se çfarë përfshihet në procesin e përgatitjes, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht të personave publik dhe jo vetëm.
@alixearle come back for part 2!!!!! #grwm #nye #mileynye ? original sound - alix earle
Një nga krijuesit e parë që shpërndau një video GRWM ishte YouTuber-ja, Shaaanxo. Postimet personale, të cilat kanë evoluar duke përfshirë elemente nga grimi te veshja, tregojnë krijuesit që flasin për jetën e tyre personale ndërsa vishen.
Cili është qëllimi i postimeve GRWM? Pra, çfarë ka kaq interesante në formatin e postimit GRWM sa kapërcen kohën dhe platformën? Shikimi i videove GRWM u jep fansave njohuri mbi atë se çfarë veshin personazhet e preferuar dhe si e bëjnë grimin e tyre, të cilin më pas mund ta përdorin në jetën e përditshme.
Trendi, pavarësisht se ka mbi 10 vjet që qarkullon mund të jetë fitimprurës dhe padyshim informues dhe tërheqës për konsumatorët. Ndaj, nuk është çudi që ka një fuqi të tillë edhe pas kaq shumë vitesh!