Ylli i Kardashians po përballet sërish me një tjetër akuzë nga njerëzit e vëmendshëm që duket se nuk u shpëton asnjë detaj! Në fotot e fundit të publikuara në Instagram, Kim Kardashian ndau momente nga festa e Krishtlindjeve me familjarët dhe fëmijët e saj, ndërkohë që njerëzit mendojnë se asaj i duken dy gishta të mëdhenj në të njëjtën dorë.
Në pamje të parë, 43-vjeçarja duket se ka shtrënguar bashkë të dyja duart, teksa buzëqesh me të bijën, North West. Por, ndjekësit virtualë nisën menjëherë ta kritikojnë për faktin se Kim është sërish viktimë e punës së keqe të editimit të fotove.
"Pse ke dy gishta të mëdhenj në foton e katërt?" pyeti një fans në komente. “Ne të gjithë e dimë se Kim është e famshme për ndërhyrjet në foto,” shtoi një tjetër.
Por, jo të gjithë ishin të bindur se fotoja në fjalë është një gabim i photoshop-it. Komentuesit nisën të ndahen në qëndrime, pasi disa mendojnë se është photoshop-i keq e të tjerë se është thjesht një iluzion optik.
Kim nuk i ka adresuar publikisht këto pretendime, por kjo nuk është hera e parë që ajo vihet në qendër të debateve për ndërhyrje të tepruara dhe ekzagjerime në foto.