Celebrity

Pse Melania Trump mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2023

Pse Melania Trump mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve

Në fotografinë familjare të Krishtlindjeve, e kthyer tashmë në një traditë për shumë personazhe të njohur, një prej tyre edhe ish-presidenti Donald Trump, Melania mungoi. Detaj ky që nuk kaloi pa u vënë re nga njerëzit, ndaj dhe mediat u vunë në lëvizje për të mësuar më shumë për motivet.

Pse Melania Trump mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve

Një burim pranë familjes Trump ka treguar për Page Six se Melania po kujdeset për nënën e saj të sëmurë. Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA-së është e shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore dhe Melania po i qëndron pranë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk ishte në momentin kur u shkrep fotoja për kartolinën e festave në familjen e ish-presidentit amerikan.

Pse Melania Trump mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve

“Melania ka qenë gjithmonë shumë e përkushtuar për të dhe gjithë familjen e saj”, tha një burim. “Ndaj, nuk është çudi që ajo mund t’i ketë kaluar këto Krishtlindje me nënën e saj të sëmurë.”

Ndërkohë, mediat botërore po shtojnë edhe më shumë artikujt në lidhje me protagonizmin e Melania-s, e cila është shprehur se do të shfaqet më shumë publikisht për t’i dhënë më shumë mbështetje bashkëshortit, që kërkon të rizgjidhet president i SHBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
 
Burimi: Page Six