Social Buzz

Nisi si sfidë dhe përfundoi në martesë në burg: Historia e dashurisë se Gypsy Rose

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2023

Nisi si sfidë dhe përfundoi në martesë në burg: 

Rasti i Gypsy Rose është bërë shumë i famshëm kudo nëpër internet dhe në fakt, e meriton gjithë vëmendjen, pasi është tejet interesant. Gypsy, 32 vjeç, brenda qelisë, pati mundësinë të dashurohej dhe ta kurorëzonte lidhjen e saj me bashkëshortin, Ryan Scott Anderson. E dimë ç’po mendon, ndaj po ta tregojmë historinë.

Ryan është 37 vjeç, nga Lake Charles, Louisiana. Ai punon si mësues në një shkollë të mesme dhe me Gypsy-n u njoh duke i dërguar një letër. Ryan ia dërgoi letrën Gypsy-t si një sfidë me një koleg. Asokohe, në Netflix po bënte naming seriali “Tiger King” dhe kështu nisi një bast. “Kolegu më tha asokohe: ‘Dua t’i shkruaj “Tiger King”. Unë i thashë: “Dëgjo, nëse i shkruan atij, unë do i shkruaj Gypsy Rose Blanchard. Kurrë s’e mendoja se do të ishte gruaja ime”, u shpreh Ryan.

Nisi si sfidë dhe përfundoi në martesë në burg:

Në letër, Ryan i tregoi Gypsy-t gjithçka rreth vetes. Ajo u përgjigj dhe tha se arsyeja kryesore ishte sepse Louisiana ishte shtëpia e saj. Më pas, ata nisën të komunikonin përmes emailit dhe kur Ryan dëgjoi për herë të parë zërin e saj, u mrekullua.

Nga ana tjetër, Gypsy u shpreh se Ryan ka qenë “shtylla e saj, që e ka mbështetur emocionalisht për 3 vite. “Ryan më ka parë të kaloj kohë të bukura dhe shumë të vështira. Dua të them se është ndoshta shpirti më i dhembshur që kam takuar ndonjëherë. Edhe më i duruari. Zoti e di s ai duruar është ai, sepse unë mund të jem person i vështirë”.
 
Çifti u takua në vitin 2020, por më pas, ndodhi pandemia dhe ata s’u takuan më deri në korrik të vitit 2021. Ata kërkuan lejen që të martoheshin dhe e kurorëzuan dashurinë më 21 korrik 2022, në një ceremoni të vogël në burg.
 
Gypsy u shpreh se pasi të lirohej nga burgu, donte të bënte një dasmë me gjithë familjarët dhe miqtë. “Kemi planifikuar të (ri)bëjmë dasmën me të gjithë familjarët, miqtë, fustanin, tortën dhe gjithçka sepse e meritojmë. Unë e meritoj. Ai e meriton”, u shpreh ajo për People. “Dasma jonë në burg ishte thjesht për t’i bërë premtimet njëri-tjetrit”, shtoi 32-vjeçarja.

Nisi si sfidë dhe përfundoi në martesë në burg:
 
Gjithsesi, lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritje. Pasi u kurorëzuan, ata u ndanë. Gypsy u dërgoi një letër familjarëve ku shkruante se me dhimbje, një mëngjes ndërmori vendimin që të ndahej me Ryan. “Nuk është faji i askujt. Besoj se jemi në stade të ndryshme në jetë dhe e gjaj të vështirë që të kemi një rrugë të përbashkët”, shkruante ajo. Por, të dy e tejkaluan sfidën.
 
Tani që Gypsy është e lirë nga burgu dhe ka postuar selfie-n e parë në Instagram, dyshja ka në plan të zgjerojë familjen dhe më në fund t’i rikthehen normalitetit.

Nisi si sfidë dhe përfundoi në martesë në burg:

Nisi si sfidë dhe përfundoi në martesë në burg:
 
Gypsy Rose ishte në burg për arsye se planifikoi vrasjen e së ëms dhe bindi ish-të dashurin, Nicholas për ta kryer krimin. Ajo u lirua nga burgu më 28 dhjetor. Për të lexuar më tepër, kliko në këtë link.