Elsa Lila, përmes një postimi në Instagram, ka falenderuar mbështetësit e saj në “Festivalin e Këngës”
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë!
Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura!
Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai!
Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falenderoj çdo sekondë!
Ju dua ? Elsa!”, shkroi këngëtarja.
View this post on Instagram
Edicioni i 62 i “Festivalit të Këngës” nisi më 19 dhjetor dhe përfundoi më 22 dhjetor. Këngëtar të ndryshëm, të njohur e të panjohur për publikun prezantuan këngët e tyre. Juria e këtij festivali shpalli Mal Retkocerin dhe këngën "Çmendur" si fituese të vendit të parë, ndërsa përmes votave të publikut, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision do të. Jetë Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.
Pjesëmarrja e Elsës në këtë edicion solli reagime të shumta, pozitive, ose jo. Sipas gazetares Kozeta Kurti: “Elsa Lila mori atë që meritoi nga publiku: shpërblimin për sjelljen arrogante skenike, leksionin që na dha, duke përdorur skenën e Festivalit për të shfaqur hakmarrjen e vet ndaj njerëzve që komentuan se për herë të dytë radhazi, i mugonte artikulimi dhe se nuk kuptohej e që vodhi kohë televizive në mënyrë të padrejtë”.
Edhe Julian Deda kishte disa kritika për Elsën dhe u shpreh se armikut nuk ia uron të punojë me të.