Showbiz dhe TV

Princ Leka në një lidhje të re? Ç’flitet deri tani

Shkruar nga Anabel

31 Dhjetor 2023

Princ Leka në një lidhje të re? Ç’flitet deri tani

Nëse ndiqni në Instagram Elia Zaharinë dhe Princi Lekën, mund ta keni vënë re se prej kohësh ata nuk publikojnë foto bashkë. Përpos kësaj, thuhet se Princi Leka ka nisur një romancë të re.

Në disa media, qarkulloi lajmi se ai është në një marrëdhënie me një fotografe, Blerta Celibashi. Në një prononcim për JOQ Albania, Blerta as konfirmoi, por as mohoi thashethethemet.

“Përshëndetje Joq, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj,” deklaroi ajo.

Princ Leka në një lidhje të re? Ç’flitet deri tani

Ndërkohë, së fundmi ata janë fotografuar bashkë në aeroportin e Budapestit.

Princ Leka në një lidhje të re? Ç’flitet deri tani

Sidoqoftë e vërteta, vlen të theksohet se Blerta mund të jetë e punësuar si fotografja e Princ Lekës dhe udhëtimet e tyre të jenë thjesht për arsye pune, gjithmonë nëse vërtet nuk ka një lidhje.

Prej kohësh, Elia Zaharia dhe Princ Leka nuk publikojnë foto bashkë, për ditëlindjen e vajzës së tyre, Geraldinë, nuk u shfaqën së bashku, si edhe festën e Krishtlindjes e uruan jo si çift.

Po ashtu, Elia nuk shfaqet as në evente dhe ngjarje të ndryshme ku ka qenë i ftuar princi. Më parë, Elia e shoqëronte në çdo event të rëndësishëm bashkëshortin.

Një tjetër detaj ngre dyshimet se ka një krizë në çift, është fakti që Princ Leka nuk e ndjek në Instagram Elian, ndërkohë që kjo e fundit e ka follow.

Asnjë prej të dyve nuk ka reaguar për aludimet nëpër media.