Kur bëhet fjalë për të ngrënë shëndetshëm, për vite të tëra shumë njerëz kanë jetuar sipas rregullit të artë të pesë porcioneve ushqimore në ditë, që do të thotë pesë vakte të ndryshme frutash dhe perimesh. Por, së fundmi po qarkullon një tjetër mantra: 30 bimë javë.
Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë që bie poshtë regjimi i pesë porcioneve ushqimore në ditë, por larmia e produkteve, sidomos perimeve dhe frutave sjell përfitime të mëdha në shëndetin tuaj. E njohur edhe si “dieta e diversitetit”, ky plan ka një fokus paksa të ndryshëm: shëndetin e zorrëve.
Sipas studimeve të ndryshme për shëndetin e zorrëve, ngrënia e një përzierjeje të gjerë perimesh kontribuon në shëndetin e mirë të tyre.
Por, për cilat perime bëhet fjalë?
Një 'pikë bimore' është një pikë që ndihmon në identifikimin e ushqimeve që kanë përbërës me bazë bimore. Çdo ushqimi ose vakti i jepen pikë bazuar në numrin e përbërësve me bazë bimore.
Pse është e rëndësishme të hani 30 bimë në javë?
Nuk është befasi që rritja e sasisë së ushqimeve të papërpunuara dhe të plota në dietën tuaj si frutat, perimet, fasulet dhe bishtajore është një gjë e mirë. Studimet tregojnë se dietat me bazë bimore ndihmojnë në uljen e masës trupore, presionit të gjakut, glukozës dhe niveleve të kolesterolit.
Perimet, të tilla si:
-Patëllxhani
-Brokoli
-Karota
-Spinaqi
-Lakra
-Qepa
-Domatet
Frutat, të tilla si:
-Avokadot
-Manaferrat
-Bananet
-Portokalli
-Fiqtë
-Kivit
Disa bishtajore, si p.sh.
-Qiqrat
-Thjerrëzat
-Fasulet
Disa drithëra, si p.sh.
-Quinoa
-Elbi
-Oriz kaf
Disa arra dhe fara, si p.sh.
-Bajame
-Arra braziliane
-Farat chia
-Fara kungulli
-Arra
-Fëstëkë
Erëza:
-Nenexhik
-Borzilok
-Majdanoz
-Xhenxhefil
-Arrëmyshk
-Piper
-Shafran
Burimi: Cosmpolitan