Celebrity

Cardi B thotë se nuk është rikthyer me Offset, ama kanë bërë seks për Vitin e Ri

Shkruar nga Anabel

2 Janar 2024

Cardi B thotë se nuk është rikthyer me Offset, ama kanë
Getty

Cardi B vijon t’i mohojë pretendimet se është rikthyer me Offset, pasi konfirmoi publikisht se i kanë dhënë fund lidhjes. Megjithatë, ajo shprehet se ka bërë seks me reperin në mbrëmjen e Vitit të Ri.

Cardi B thotë se nuk është rikthyer me Offset, ama kanë
Getty

Pas një videoje që qarkullon në rrjetet sociale, ku (ish)bashkëshortët shihen duke festuar në një club striptizmi në Miami, Cardi sqaroi situatën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Culture Cult ™ (@cultureclt_)

“A isha në club me babain e fëmijëve të mi? Po. A bëra seks në mbrëmjen e Vitit të Ri? Po. Më duhej të bëja seks në mbrëmjen e Vitit të Ri”, duke shtuar se kaluan mirë në festë.

Gjithsesi, Cardi theksoi se nuk janë rikthyer bashkë, por po punojnë që të zgjidhin problemet mes tyre, madje po shkojnë edhe në terapi së bashku.

Cardi B thotë se nuk është rikthyer me Offset, ama kanë
Getty

Mbrëmja e argëtimit mes tyre ndodhi pasi reperët performuan në hotelin “Fontainebleau”. Më pas, u panë në club. Pas ndarjes, ata janë parë shumë shpesh bashkë, duke festuar Krishtlindjen dhe për herë të fundit, në Instagram-in e një fanseje, e cila postoi foto me Cardi dhe Offset.

Cardi B thotë se nuk është rikthyer me Offset, ama kanë

Cardi njoftoi se ajo dhe Offset i kishin dhënë fund lidhjes, pas më shumë se 6 vitesh martesë. Më vonë, në Instagram, ajo shpërtheu duke e quajtur “k*rvë” dhe duke u shprehur se “po e kursente” reperin nga ato që mund të thoshte.

Cardi B thotë se nuk është rikthyer me Offset, ama kanë

Cardi dhe Offset janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Kulture dhe djalit Wave.