Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

2 Janar 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Luani dhe Virgjëresha

Mërkuri ishte në prapavijë nga 13 dhjetori dhe ju e ndjetë ngadalësimin e ritmit të jetës. Janari do të jetë krejt i kundërt – do të ecë shpejt si muaj.

Mërkuri do të shkojë në pozicion normal më 1 janar dhe për 10 ditët e para, do të jeni gati për të përveshur mëngët. Do të nisin detyrat me Hënën e re në Bricjap, më 11 janar.

Kjo Hënë e re do të sjellë me vete disa surpriza të lumtura në ditët dhe javët në vijim (falë Uranit), kështu që mund të jeni veçanërisht të kënaqur me llojin e projekteve që do t'ju kërkohet të bëni. Për shkak se keni Uranin në sektorin e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve që nga marsi 2019 dhe do të qëndrojë deri në prill 2026, do të keni mundësinë të bëni përparime në karrierë. Puna që do të bëni tani mund të luajë një rol të madh në tërheqjen e vëmendjes dhe lavdërimit për punën që është bërë mirë.

Financat mund të rriten për shkak të detyrave të përditshme që do t’ju shtohen. Keni Bricjapin në shtëpinë e gjashtë të projekteve të punës dhe Bricjapi është një shenjë që lidhet me menaxhimin dhe përvetësimin e buxheteve të mëdha.

Shtëpia juaj e gjashtë, kaq e ndriçuar, gjithashtu vë në qendër të vëmendjes shëndetin, veçanërisht masat parandaluese që merrni për të qëndruar të shëndetshëm. Mund të shkoni te dentisti ose dermatologu.

Momenti më i madh i muajit do të përkojë me Hënën e plotë në Luan më 25 janar, plus pesë ditë. Diçka e rëndësishme për ju do të ndodhë. Pas 25 janarit, do të merrni një përgjigje për pyetjen “Cila është gjëja më e rëndësishme në jetën time?”

Vizita e Plutonit te Ujori do të ndikojë te marrëdhëniet që keni, sidomos tek ata që kanë lidhur më 23 dhe 24 korrik. Plutoni është një shenjë me para të mëdha, kështu që ka të ngjarë të takoni njerëz të rëndësishëm. Disa prej tyre mund të jenë dominues, por ju jeni Luan dhe dini si të reagoni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Luani dhe Virgjëresha

Pushimet mund të kenë mbaruar për njerëzit e tjerë, por për ju, ato sapo kanë filluar. Në këtë muaj magjepsës, do të keni një kurorë me yje, që do të thotë se disa planetë, të gjithë të mbushur me njerëz në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë, në Bricjap, një shenjë që është perfekte për ju. Që nga 4 janari, do të keni Marsin në këtë zonë për herë të parë në dy vjet. Keni Marsin në shtëpinë e pestë të dashurisë. Marsi ka dy vjet që nuk ju ndihmon në sektorin romantik, ndaj përfitoni sa më shumë nga ky trend duke qenë të hapur për të takuar njerëz të rinj.

Nëse shpresoni të bëni një fëmijë, kjo pjesë e horoskopit rregullon edhe lindjen, ndaj ky muaj, pas 11 janarit, do të jetë koha ideale për të filluar përpjekjet ose për të lënë një takim me një ekspert të fertilitetit nëse është e nevojshme.

Nëse jeni të lidhur, mund të nisni të shijoni disa pushime me personin e zemrës më 9 janar. Nëse nuk mund të largoheni nga qyteti, kjo ditë do të jetë fantastike për t'i shpalosur një klienti një ide kreative – do të favorizoheni, jo vetëm për sa i përket ideve tuaja, por edhe për financat.

Nga 4 janari deri më 12 shkurt, Bricjapi në sektorin e dashurisë do t’ju nidhmojë të gjeni, shijoni dhe forconi dashurinë. Ndërkohë, Afërdita në Bricjap do të qëndrojë nga 23 janari deri më 16 shkurt – një periudhë e shkëlqyer për dashurinë dhe çështjen që lidhen me shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin e fëmijëve të vegjël. Jini optimistë!

Më 25 janar, kur Hëna e plotë të hyjë në Luan, do të doni të tërhiqeni nga ngjarjet sociale. Ditët rreth 25 janarit do të jenë ditë kur duhet të kujdeseni për shëndetin. Ndonjëherë një Hënë e plotë në shtëpinë e dymbëdhjetë nxjerr një sekret në sipërfaqe - një informacioni që nuk e dinit. Mund t'ju duket interesante dhe ta përdorni për të mbrojtur veten.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.