Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Janar 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Viti i ri ju gjen me dëshira dhe mundësi të reja për të bërë më shumë para. Koha për ta bërë këtë është mëse e volitshme, sidomos për shkak të Hënës së re në Bricjap, e cila do të ndriçojë qiellin e 11 janarit. Do të gjeni guximin për të kërkuar një rritje page të merituar, ose për të dërguar CV në një punë ku ju paguajnë më shumë.
 
Marsi dhe Plutoni do të jenë në Bricjap, Hëna e re do të funksionojë si një magnet parash në ditët dhe javët në vijim. Marsi do të hyjë në Bricjap në ditët e para të janari dhe do të tentojë që të shtojë shpenzimet. Saturni, nga ana tjetër, do të punojë fort që të menaxhoni nevojën tuaj për të shpenzuar pafundësisht.
 
Ndërkohë, një surprizë nga Urani ju vjen në sektorin tuaj të detyrave. Planeti do të dërgojë një rreze të përkryer në Hënën e re, që do t’ju sjellë një projekt të ri të mirëpaguar, sidomos nëse jeni të vetëpunësuar, apo në sektorin e shitjeve. Në të njëjtën kohë. Edhe Jupiteri bën të mundur që të përqendroheni në rritjen e financave.
 
Edhe pse puna dhe paratë do t’ju marrin shumë kohë këtë muaj, sërish do të gjeni momente për t’u shkëputur dhe për t’u marrë me pasionin tuaj të preferuar: Udhëtime në vende të largëta. Në Hënën e plotë më 25 janar, do të planifikoni një udhëtim të ri, që mund të jetë për motive argëtimi ose biznesi. Ne s’jua qajmë hallin, e dimë që ju i bëni të dyja.
 
Kjo Hënë e plotë do të ketë ndikim edhe për 5 ditë të tjera dhe gjatë ndriçimit të saj, do të favorizohen tregtia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat mund të lidhen me një klient të huaj. Edhe nëse nuk do të keni takime jashtë shtetit, sërish do të jeni të zënë duke dërguar e-maile, apo duke kryer telefonata.
 
Ky muaj mund të sjellë edhe përfundimin e një çështjeje ligjore. Nëse ditëlindja juaj qëllon më 27 dhjetor, Hëna e plotë në shenjën e Luanit (më 25 janar) do të ketë efekt të dyfishtë në shenjën tuaj. Gjithsesi, dijeni se çfarëdo që të ndodhë, ky muaj do të jetë i përkryer për ju.

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Është muaji i ditëlindjes suaj dhe planetet janë mbledhur si miqtë në një tavolinë, për t’ju ofruar avantazhin në çdo situatë të mundshme. Plutoni dhe Marsi, të dyn ë shenjën tënde, do të bëjnë që jeta juaj të jetë në periudhën më të mirë. Një Hënë e re do të ndodhë më 11 janar dhe çdo aspekt jetësor do të ndriçohet.
 
Do te ndjeni se keni më shumë kontroll mbi ngjarjet në të cilat do të përfshiheni. Urani dhe Dielli do të rrezatojnë, duke ju dhënë një surprizë të papritur dhe një event emocionues. Urani do të ketë ndikim në shtëpinë tuaj të pestë, që sundon dashurinë e re, atë të vërtetën dhe romantiken, e cila është gjithashtu edhe shtëpia që rregullon pikëpamjet tuaja, lirinë, argëtimin dhe përkujdesjen për fëmijët. Për më tepër, shtëpia e pestë lidhet edhe me imagjinatën dhe shprehinë artistike, çka do të thotë se do të jeni mjaft kreativë.
 
Jupiteri, aktualisht në të njëjtën shtëpi me Uranin, do të bashkëpunojë me Marsin. Kjo do të thotë se mund të planifikoni një arratisje të shpejtë romantike me një person që prej kohësh e keni pasur në radar.
 
Hëna e plotë e 25 janarit në Luan, do të jetë në shtëpinë tuaj të tetë financiare dhe do t'ju tërheqë vëmendjen për një çështje të madhe parash, të cilën do ta përfundoni brenda pesë ditëve nga kjo datë. Ju mund të ndjeni presion për të paguar një borxh, pasi Hëna e plotë do t’i kundërvihet Plutonit, që kujdeset për sektorin e financave. Si Bricjap, jeni një shenjë që dini si ta menaxhoni paranë me besueshmëri dhe prakticitet, ndaj nuk do të bini pre e këtij stresi të panevojshëm.
 
Mbani në mend se ndërsa Dielli dhe Hëna do të kenë kaluar respektivisht tek Ujori dhe Luani gjatë pjesës së fundit të janarit, ju do të jeni në humor më të mirë, pasi këto planete do të merren me financat tuaja.
 
Sa i përket dashurisë, nëse nuk jeni në një marrëdhënie, është e vështirë të mendohet se do të vijoni në të njëjtin ritëm. Me Marsin dhe Afërditën në shenjën tuaj, do të gjeni dashurinë, veçanërisht pas Hënës së re. Mos harroni: Që të takoni dikë të ri, duhet të dilni nga shtëpia! Planifikoni një ndryshim rutine dhe mendoni që të shkoni në vende të reja, ku mund të takoni personin e zemrës.
 
Planetët në shenjën tuaj do të vazhdojnë t'ju favorizojnë, sepse Afërdita dhe Mërkuri do të kalojnë në Bricjap dhe do të marrin rrezet e bukura dhe emocionuese nga Urani. Më shumë surpriza në çështjet e zemrës janë në pritje për ju. Sa i ëmbël është ky muaj ditëlindjeje për ju? Jashtëzakonisht shumë!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.