Celebrity

‘Mashtruese’: Njerëzit sulmojnë dyqanin e Chiara Ferragni-t në Romë

Shkruar nga Anabel

2 Janar 2024

‘Mashtruese’: Njerëzit sulmojnë dyqanin e Chiara

Pas skandalit me shitjen e ëmbëlsirave Pandoro, ku influencuesja kërkoi falje e përlotur përmes një videoje në Instagram, Chiara Ferragni zgjodhi heshtjen, duke marrë një periudhë pushimi për disa ditë nga rrjetet sociale dhe daljet publike. Kjo zgjati deri natën e ndërrimit të viteve ku ajo, bashkëshorti Fedez, fëmijët dhe disa miq të përbashkët pritën natën e ndërrimit të viteve të veshur me të kuqe dhe kapele në kokë, ndaj ky u cilësua si momenti i rikthimit të Chiara-s.

‘Mashtruese’: Njerëzit sulmojnë dyqanin e Chiara

Por, reagimet e njerëzve të zhgënjyer pas skandaleve të një prej sipërmarrëseve më të njohura në Itali kanë kaluar në një tjetër nivel.

“Mashtruese” dhe "hajdute" kanë shkruar njerëzit e zhgënjyer në vitrinën e dyqanit të influecueses që gjendet në Romë, në rrugën Via del Babuino.  

Videoja është publikuar në TikTok dhe është tanimë virale. Edhe në këtë moment, njerëzit janë të ndarë në qëndrimet e tyre, disa e komentojnë aktin si vandal e të tjerë e konsiderojnë të tepruar.  

“Me të drejtë,” shkruhet në një koment, ndërsa të tjerë shtojnë: “Deri para pak ditësh askush nuk guxonte të thoshte asgjë kundër saj”. Megjithatë, dikush i doli në mbrojtje Ferragnit: “Është shumë e ekzagjeruar”.


Burimi: Today