“Big Brother VIP Fan Club”, siç e do tradita, do të nisë pas fillimit të sezonit të radhës të “Big Brother VIP Albania” dhe tashmë ka nisur të aludohet emri i moderatores.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se programi do të moderohet nga Enxhi Nasufi. Enxhi bashkëprezanton programin e mëngjesit “Wake up” dhe së fundmi u shpall fituese e “Dancing wth the stars”.
Anabel kontaktoi me Enxhin për vërtetësinë e këtyre aludimeve, por nuk kemi marrë një përgjigje.
“Big Brother VIP Fan Club” është moderuar më parë nga Dojna Mema dhe Megi Pojani.