Vështrim i përgjithshëm
Trajtimi i çështjeve të pazgjidhura nga viti 2023, duke përfshirë marrëdhëniet e kaluara, punët e paplotësuara dhe miqësitë, është tepër i rëndësishëm. Vendosja e Jupiterit në shenjën tuaj nga maji sinjalizon një periudhë rritjeje personale, e cila varet shumë nga fakti se sa nga këto çështje do të trajtoni me kujdes.
Romanca dhe seksi
Njohja dhe çlirimi nga marrëdhëniet negative është thelbësore gjatë periudhës nga 13 shkurti deri më 23 mars. Këshillohet një vështrim i detajuar i sjelljeve të partnerit/es dhe ndikimi i tyre në mirëqenien tuaj. Më pas, pjesa e mbetur e vitit paraqet një mundësi për të identifikuar dhe kultivuar zakone romantike më pozitive dhe përmbushëse.
Financat dhe karriera
Jupiteri në shenjën tuaj më 25 maj parashikon mundësi të shumta profesionale gjatë gjithë vitit. Megjithatë, ndikimi i Saturnit dhe Neptunit sjell një element pasigurie në lidhje me drejtimin që duhet të merrni. Shtoni përpjekjet nga shtatori në dhjetor, duke përfshirë marrjen e roleve drejtuese ose sipërmarrjen, sepse do të jetë një rrugë që do të rrisë të ardhurat dhe do t’ju ndihmojë të kontrolloni trajektoren tuaj profesionale.
Viti 2024 ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat nisin që me përfundimin e prapavijës së Mërkurit, deri në evente që prej vitesh nuk kanë ndodhur.
1 janar: Muaji nis me lajme të mira! Mërkuri në prapavijë përfundon në këtë datë, për të të sjellë qartësi mendore dhe veprime më të sigurta dhe domethënëse. Gjithçka do të shkojë në ritmin dhe trajektoren e vet.
20 janar: Plutoni do të mbërrijë në Ujor për herë të parë që nga viti 1789! Pra, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit! Një energji empatie dhe dëshirë e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime në komunitet do të të kaplojë!
25 mars: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshorja, duke shënuar kështu edhe sezonin e eklipseve pranverore. Kjo ngjarje do të të ndryshojë jetën, pasi do të mbyllet një cikël i vjetër, për t’u hapur një tjetër, më i rëndësishëm.
1 prill: Do të nisë prapavija e parë e Mërkurit për këtë vit dhe jo, s’është shaka për 1 prillin. Prapavija do të ndodhë në Dash, ndaj bëj kujdes me shpërthimet e inatit dhe gjërat që do të thuash.
8 prill: Sezoni i eklipseve të pranverës mbyllet me një eklips diellor në Dash.
20 prill: Jupiteri dhe Urani bashkëveprojnë dhe të motivojnë që të thyesh zinxhirët e së shkuarës dhe të çlirohesh nga çfarëdo lloj gjëje që të mban peng dhe nuk të lejon të ecësh përpara.
25 maj: Jupiteri hyn në Binjakë për herë të parë pas 12 vitesh dhe të inkurajon që të mësosh nga leksionet e jetës dhe t’i marrësh ato me sportivitet.
5 gusht: Sërish prapavija e Mërkurit! Këtë herë do të ndodhë në Virgjëreshë, para se të shkojë më 14 gusht te Luani. Kjo do të të ndalë pak motivimin dhe papritur do të ndjesh humbje fuqie në shumë aspekte.
17 shtator: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshqit, duke përcaktuar edhe periudhën e dytë të eklipseve për vitin 2024. Kjo periudhë, ashtu si e para, do të sjellë ndryshime të mëdha në çdo shenjë.
2 tetor: Një tjetër eklips do të ndodhë në Peshore, duke shënuar kështu edhe fundin e eklipseve për këtë vit.
25 nëntor: Sërish, edhe një herë, prapavija e Mërkurit! Këtë radhë do të ndodhë në Shigjetar, çka do të thotë që të kontrollosh disa herë planet e udhëtimeve, valixhet, e-mailet, mesazhet dhe tonin e zërit!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.