Vështrim i përgjithshëm
Edhe nëse s’e keni me qejf që të provoni gjëra të reja, yjet dhe Jupiteri ju nxisin që të eksploroni sa më shumë. Mundësi për të udhëtuar, për qejf ose për punë, do të shfaqen para jush, ndaj duhet që t’i prisni biletat dhe t’i ndërmerrni këto udhëtime.
Romanca dhe seksi
Disiplina dhe maturia që do të tregoni gjatë kësaj kohe do t’ju shpërblehet. Saturni do të shkojë në prapavijë që prej 29 qershorit deri në 15 nëntor, çka do të thotë se një sfidë kozmike ju vendos para zgjedhjeve. Do të kuptoni se nuk do të doni t’i kënaqni më të tjerët, para vetes. Do të merrni një ftesë astrologjike që do t’ju ndihmojë të kuptoni se në ç’pikë jeni në lidhjen tuaj. Cilat janë nevojat, dëshirat dhe kufijtë tuaj? Jeni në një lidhje dhe partneri s’ju përmbush? Të gjitha përgjigjet do t’i gjeni brenda këtij viti.
P.S.: Nëse jeni single, do të përjetoni një rritje të standardeve tuaja.
Financat dhe karriera
Duke nisur që prej 22 shkurtit, një partneritet i ri kreativ do të nisë, ndërkohë që Afërdia dhe Marsi bashkohen në Ujor. Gjithsesi, kini kujdes ndaj eklipseve që do të ndodhë më 25 mars, më 8 prill dhe 2 tetor (veçanërisht). Kontrolloni planet tuaja, kontratat, synimet dhe kuptoni se cilat janë gjërat për të cilat duhet të tregoni një vëmendje të shtuar. Për fat të mirë, Afërdita do të drejtohet nga Binjakët më 4 qershor dhe kjo do të sjellë më shumë logjikë dhe gjakftohtësi në vendimet që lidhen me financat.
Viti 2024 ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat nisin që me përfundimin e prapavijës së Mërkurit, deri në evente që prej vitesh nuk kanë ndodhur.
1 janar: Muaji nis me lajme të mira! Mërkuri në prapavijë përfundon në këtë datë, për të të sjellë qartësi mendore dhe veprime më të sigurta dhe domethënëse. Gjithçka do të shkojë në ritmin dhe trajektoren e vet.
20 janar: Plutoni do të mbërrijë në Ujor për herë të parë që nga viti 1789! Pra, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit! Një energji empatie dhe dëshirë e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime në komunitet do të të kaplojë!
25 mars: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshorja, duke shënuar kështu edhe sezonin e eklipseve pranverore. Kjo ngjarje do të të ndryshojë jetën, pasi do të mbyllet një cikël i vjetër, për t’u hapur një tjetër, më i rëndësishëm.
1 prill: Do të nisë prapavija e parë e Mërkurit për këtë vit dhe jo, s’është shaka për 1 prillin. Prapavija do të ndodhë në Dash, ndaj bëj kujdes me shpërthimet e inatit dhe gjërat që do të thuash.
8 prill: Sezoni i eklipseve të pranverës mbyllet me një eklips diellor në Dash.
20 prill: Jupiteri dhe Urani bashkëveprojnë dhe të motivojnë që të thyesh zinxhirët e së shkuarës dhe të çlirohesh nga çfarëdo lloj gjëje që të mban peng dhe nuk të lejon të ecësh përpara.
25 maj: Jupiteri hyn në Binjakë për herë të parë pas 12 vitesh dhe të inkurajon që të mësosh nga leksionet e jetës dhe t’i marrësh ato me sportivitet.
5 gusht: Sërish prapavija e Mërkurit! Këtë herë do të ndodhë në Virgjëreshë, para se të shkojë më 14 gusht te Luani. Kjo do të të ndalë pak motivimin dhe papritur do të ndjesh humbje fuqie në shumë aspekte.
17 shtator: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshqit, duke përcaktuar edhe periudhën e dytë të eklipseve për vitin 2024. Kjo periudhë, ashtu si e para, do të sjellë ndryshime të mëdha në çdo shenjë.
2 tetor: Një tjetër eklips do të ndodhë në Peshore, duke shënuar kështu edhe fundin e eklipseve për këtë vit.
25 nëntor: Sërish, edhe një herë, prapavija e Mërkurit! Këtë radhë do të ndodhë në Shigjetar, çka do të thotë që të kontrollosh disa herë planet e udhëtimeve, valixhet, e-mailet, mesazhet dhe tonin e zërit!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.