Vështrim i përgjithshëm
Plutoni do të vendoset në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit për pjesën më të madhe të vitit, duke u dhënë fjalëve tuaja shumë fuqi. Rezistojini dëshirës për konflikt edhe kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju dhe kujtoni se suksesi mund të ndodhet edhe mes mirësisë, sidomos kur keni pranë një partner/ortak që është po aq i përkushtuar sa ju.
Romanca dhe seksi
Ky vit do të jetë në favorin tuaj. Nëse jeni beqarë apo edhe të lidhur, do të keni një vlerësim më të madh dhe të fortë për veten. Kjo do të thotë se mund të merrni më shumë kohë për ta admiruar rrugëtimin tuaj, për t’u kujdesur për veten dhe për ta trajtuar trupin me më shumë dashuri dhe fjalë pozitive. Ndërkohë që mbeteni shenja më aventuriere dhe spontane, në periudhën 11-25 shkurt do të “goditeni” nga logjika dhe një ndjesi kthjelltësie. Kjo mund t’ju konfuzojë pak, por do të funksionojë shumë mirë për ju.
Financat dhe karriera
Në maj, Jupiteri do të shkojë nga Demi te Binjakët dhe kjo nënkupton se vetëbesimi juaj do të rritet dhe do të përmirësohet, në raport me kolegët tuaj. Bëni kujdes me prapavijën e Plutonit në Bricjap, nga 1 shtatori në 19 nëntor, pasi mund të keni një sfidë me një koleg që do të jetë në ritmin/vendin tuaj. Mos harroni që për të arritur qëllimet tuaja, është e rëndësishme të mos lini prapavijat që t’ju bëjë të ndiheni të ngecur në vendnumëro.
Viti 2024 ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat nisin që me përfundimin e prapavijës së Mërkurit, deri në evente që prej vitesh nuk kanë ndodhur.
1 janar: Muaji nis me lajme të mira! Mërkuri në prapavijë përfundon në këtë datë, për të të sjellë qartësi mendore dhe veprime më të sigurta dhe domethënëse. Gjithçka do të shkojë në ritmin dhe trajektoren e vet.
20 janar: Plutoni do të mbërrijë në Ujor për herë të parë që nga viti 1789! Pra, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit! Një energji empatie dhe dëshirë e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime në komunitet do të të kaplojë!
25 mars: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshorja, duke shënuar kështu edhe sezonin e eklipseve pranverore. Kjo ngjarje do të të ndryshojë jetën, pasi do të mbyllet një cikël i vjetër, për t’u hapur një tjetër, më i rëndësishëm.
1 prill: Do të nisë prapavija e parë e Mërkurit për këtë vit dhe jo, s’është shaka për 1 prillin. Prapavija do të ndodhë në Dash, ndaj bëj kujdes me shpërthimet e inatit dhe gjërat që do të thuash.
8 prill: Sezoni i eklipseve të pranverës mbyllet me një eklips diellor në Dash.
20 prill: Jupiteri dhe Urani bashkëveprojnë dhe të motivojnë që të thyesh zinxhirët e së shkuarës dhe të çlirohesh nga çfarëdo lloj gjëje që të mban peng dhe nuk të lejon të ecësh përpara.
25 maj: Jupiteri hyn në Binjakë për herë të parë pas 12 vitesh dhe të inkurajon që të mësosh nga leksionet e jetës dhe t’i marrësh ato me sportivitet.
5 gusht: Sërish prapavija e Mërkurit! Këtë herë do të ndodhë në Virgjëreshë, para se të shkojë më 14 gusht te Luani. Kjo do të të ndalë pak motivimin dhe papritur do të ndjesh humbje fuqie në shumë aspekte.
17 shtator: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshqit, duke përcaktuar edhe periudhën e dytë të eklipseve për vitin 2024. Kjo periudhë, ashtu si e para, do të sjellë ndryshime të mëdha në çdo shenjë.
2 tetor: Një tjetër eklips do të ndodhë në Peshore, duke shënuar kështu edhe fundin e eklipseve për këtë vit.
25 nëntor: Sërish, edhe një herë, prapavija e Mërkurit! Këtë radhë do të ndodhë në Shigjetar, çka do të thotë që të kontrollosh disa herë planet e udhëtimeve, valixhet, e-mailet, mesazhet dhe tonin e zërit!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.