Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2024: Bricjapi

Shkruar nga Anabel

3 Janar 2024

Horoskopi i vitit 2024: Bricjapi

Vështrim i përgjithshëm

Më në fund, Plutoni, planeti i fuqisë, kontrollit dhe transformimeve po e lë shenjën tuaj pas një periudhe disavjeçare. Universi po ju jep pak pushim, ndaj qetësohuni, merrini gjërat me terezi, kujdesuni për veten dhe krijoni një rutinë që ju ofron kënaqësi. Më e rëndësishmja: Merrni frymë thellë!

Romanca dhe seksi

Ndonjëherë, trishtimi është i pashmangshëm. Për fat të mirë, në rastin tuaj, ka kaq shumë gjëra që ju ndihmojnë të ngrini humorin kur ndiheni keq. Fillimi i vitit 2024 është momenti më i përshtatshëm për t’u kënaqur me ato që jeta ju ofron dhe yjet ju këshillojnë ta bëni këtë vetëm, pa praninë e të tjerëve. Nga 5-29 maj, Dielli do të bashkëveprojë me Afërditën, planetin e qejfit dhe Jupiterin, i cili vezullon dëshirat tuaja të fshehta. Në këtë moment, do të përjetoni një paqe të madhe shpirtërore dhe do të doni të flisni për gjërat që ju mundojnë.

Financat dhe karriera

Eklipsi hënor më 25 mars dhe ai diellori më 2 tetor do t’ju bëjë të përjetoni ca ndryshime në karrierë. Megjithatë, do të ndikoheni paksa nga eklipsi i 8 prillit, i cili mund t’ju ngadalësojë dhe do të ndiheni paksa keq dhe në dilema për gjërat tuaja dhe për projektet që keni ndërmarrë. Më pas, Plutoni rilidhet me Diellin nga data 1 shtator deri më 19 nëntor, duke ju fuqizuar që të vijoni para dhe t’i tregoni botës se jeni ylli që ndriçon më shumë.

Viti 2024 ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat nisin që me përfundimin e prapavijës së Mërkurit, deri në evente që prej vitesh nuk kanë ndodhur.

1 janar: Muaji nis me lajme të mira! Mërkuri në prapavijë përfundon në këtë datë, për të të sjellë qartësi mendore dhe veprime më të sigurta dhe domethënëse. Gjithçka do të shkojë në ritmin dhe trajektoren e vet.
 
20 janar: Plutoni do të mbërrijë në Ujor për herë të parë që nga viti 1789! Pra, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit! Një energji empatie dhe dëshirë e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime në komunitet do të të kaplojë!

25 mars: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshorja, duke shënuar kështu edhe sezonin e eklipseve pranverore. Kjo ngjarje do të të ndryshojë jetën, pasi do të mbyllet një cikël i vjetër, për t’u hapur një tjetër, më i rëndësishëm.
 
1 prill: Do të nisë prapavija e parë e Mërkurit për këtë vit dhe jo, s’është shaka për 1 prillin. Prapavija do të ndodhë në Dash, ndaj bëj kujdes me shpërthimet e inatit dhe gjërat që do të thuash.

8 prill: Sezoni i eklipseve të pranverës mbyllet me një eklips diellor në Dash.
 
20 prill: Jupiteri dhe Urani bashkëveprojnë dhe të motivojnë që të thyesh zinxhirët e së shkuarës dhe të çlirohesh nga çfarëdo lloj gjëje që të mban peng dhe nuk të lejon të ecësh përpara.
 
25 maj: Jupiteri hyn në Binjakë për herë të parë pas 12 vitesh dhe të inkurajon që të mësosh nga leksionet e jetës dhe t’i marrësh ato me sportivitet.

5 gusht: Sërish prapavija e Mërkurit! Këtë herë do të ndodhë në Virgjëreshë, para se të shkojë më 14 gusht te Luani. Kjo do të të ndalë pak motivimin dhe papritur do të ndjesh humbje fuqie në shumë aspekte.
 
17 shtator: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshqit, duke përcaktuar edhe periudhën e dytë të eklipseve për vitin 2024. Kjo periudhë, ashtu si e para, do të sjellë ndryshime të mëdha në çdo shenjë.
 
2 tetor: Një tjetër eklips do të ndodhë në Peshore, duke shënuar kështu edhe fundin e eklipseve për këtë vit.
 
25 nëntor: Sërish, edhe një herë, prapavija e Mërkurit! Këtë radhë do të ndodhë në Shigjetar, çka do të thotë që të kontrollosh disa herë planet e udhëtimeve, valixhet, e-mailet, mesazhet dhe tonin e zërit!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.