Një studim i ri së fundmi ka zbuluar se gratë që janë në marrëdhënie me partnerë më të rinj janë më të lumtura dhe më të kënaqura seksualisht se gratë që dalin me burra thuajse në të njëjtën moshë.
Profesorët e psikologjisë nga London Metropolitan University rekrutuan 24 gra në studimin e tyre, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Sexual and Relationship Therapy.


Studimi zbuloi se gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori të ndryshme, duke hedhur poshtë stereotipin se marrëdhëniet me diferencë moshe janë emocionalisht të kota dhe ushqehen vetëm nga dëshirat fizike.
"Ky studim vë në pikëpyetje nocionin e paragjykuar se gratë në marrëdhënie me burra të rinj janë më pak të përmbushura ose më të suksesshme sesa ato në lidhje me partnerë të së njëjtën moshë," deklaroi studiuesja kryesore, Samantha Banbury.


Ekipi pranoi se ata anketuan vetëm një kampion të vogël grash dhe tani shpresojnë që ta zgjerojnë numrin e grave të përfshira në hulumtimin e tyre për të parë nëse kanë të njëjtat qasje. "Shoqëria priret t'i shikojë gratë që dalin me burra më të rinj në mënyrë më kritike sesa burrat që dalin me gra më të reja," pohoi Banbury.
Duhet të ketë më shumë kërkime duke parë gratë që dalin me burra më të rinj për të kuptuar më shumë për cilësitë e këtyre grave në krahasim me ato që dalin me burra të një grupmoshe të ngjashme.
Burimi: New York Post