Celebrity

Thuhet se Kendall dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2024

Thuhet se Kendall dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë
Getty

 
Kendall Jenner dhe Bad Bunny mund të jenë rikthyer sërish bashkë, pasi kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri me disa nga miqtë e tyre, përfshirë edhe Justin dhe Hailey Bieber.

Thuhet se Kendall dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë

Thuhet se Kendall dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë
 
Burime pranë TMZ thanë se modelja 28-vjeçare dhe reperi nga Puerto Rico, 29 vjeç, iu bashkuan grupit të miqve të tyre në Barbados. Madje, në një video të publikuar nga miqtë e Jenner, ku shfaqen fishekzjarret e Vitit të Ri, dëgjohet zëri i Bad Bunny-t, i cili thotë në spanjisht “Feliz Año Nuevo”, (“Gëzuar Vitin e Ri”).

Thuhet se Kendall dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë
 
Gjithsesi, disa nga burimet thonë se ata janë bashkë, të tjerë pretendojnë se mes tyre nuk po ndodh asgjë romantike, thjesht kanë miq të përbashkët.

Thuhet se Kendall dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë
Getty


Kendall dhe Bad Bunny i dhanë fund lidhjes pas më pak se një viti që dilnin bashkë. Një burim i brendshëm u shpreh për Entertainment Tonight se të dy "janë marrë me gjërat e tyre kohët e fundit.” 

“Ata të dy e dinin se nuk ishte një lloj marrëdhënieje e përhershme dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi,” shtoi burimi. "Ata kanë orare të ngarkuara dhe e dinë se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar individualisht”, tha personi anonim.

Artikuj të sugjeruar: