Celebrity

Nicole Kidman veshi pantallonat jo shumë seksi, por që të gjitha gocat i duan

Shkruar nga Anabel

5 Janar 2024

Nicole Kidman veshi pantallonat jo shumë seksi, por që të gjitha

Ka diçka elegante që adhurohet në distancë te Nicole Kidman! Jo vetëm stili, aksesorët plotësues, po edhe veshjet e veçanta e bëjnë atë shpesh një nga gratë më frymëzuese në çëshjet e modës. Së fundmi, ajo dëshmoi se edhe pse veshi pantallonat më pak seksi dhe jo në modë, sërish ja doli të shkëlqejë me look-un e saj.

E fotografuar në një aeroport, aktorja kishte veshur një këmishë të bardhë me vija blu dhe kopsa. Një çantë e madhe e zezë, një zgjedhje super praktike sidomos për udhëtime, por që bënte kontrast me atletet e bardha dhe të thjeshta të saj.

Nicole Kidman veshi pantallonat jo shumë seksi, por që të gjitha

Me bel të lartë dhe gjatësi deri te kyçi i këmbës, ngjyra kafe e pantallonave është kaq në trend dhe e gjithanshme. Disa mund t’i quajnë pantallonat “jo seksi”, për shkak të stilit jo shumë modern, por e sigurt që shumë gra do i zgjedhin pasi i veshi aktorja e njohur.

Pantallonat janë tepër të thjeshta për t'u stiluar,pasi ato kombinohen pothuajse me gjithçka, me njê xhaketë lëkure sipër, një këmishë të hapur ose një bluze të ngushtë.



Burimi: Instyle