Veshje

6 pyetje të ndryshme për larjen e palltove: Ja si përgjigjet ekspertja

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2024

6 pyetje të ndryshme për larjen e palltove: Ja si përgjigjet

Jemi zyrtarisht në sezonin e dimrit, me temperaturat e ftohta dhe veshjet e mëdha dhe të ngrohta janë kryefjala e stilit për gocat. Më mirë të themi, palltot e gjata, që garantojnë jo vetëm rehatinë, por edhe të ngrohtin.

E nëse tashmë e keni shtuar një të tillë në gardërobën tuaj dhe doni të dini si kujdeseni, sa shpesh ta lani, cilët janë detergjentët e duhur, pastrim kimik apo lavatriçe, ekspertja Kyle Grant, drejtuese e një pastrimi kimik tregon truket që do ju ndihmojnë për larjen në mënyrën e duhur të palltove.

Gjashtë përgjigje për gjashtë pyetje të ndryshme në lidhje me këtë temë:

#1 Sa shpesh duhet ta laj pallton? Kjo varet nga materiali, ngjyra dhe përmbajtja e fibrave. Nëse është një pallto që e vishni herë pas here gjatë dimrit, atëherë mund ta lani në fund të sezonit përpara fillimit të pranverës.

#2 Nëse larja varet nga materiali, ngjyra dhe përmbajtja e fibrave, çfarë duhet të di? Materiali prej leshi shpesh shihet si një fibër vetë-pastruese. Disa lloje leshi mund të zgjasin shumë pa pasur nevojë për larje, ndërsa kashmiri ose leshi i përzier me mëndafsh janë më të brishtë dhe kanë nevojë për larje më të shpeshtë që të ruhet butësia e materialeve.

#3 Nëse e vesh pallton time çdo ditë, a duhet ta laj më shpesh?Nëse nuk ndodh diçka me pallton tuaj, si t’ju derdhet kafe apo ushqim, ju mund ta lani atë në fund të sezonit të dimrit.

6 pyetje të ndryshme për larjen e palltove: Ja si përgjigjet

#4 A mund ta laj pallton në makinën larëse të shtëpisë? Në përgjithësi, shumica e palltove dhe xhaketave duhet të pastrohen profesionalisht, nëse nuk doni “aksidente”. Mund të ketë materiale sintetike apo element si puplat që nëse nuk lahen në pastrim kimik me makineritë dhe detergjentët e duhur, mund t’i nxirrni jashtë funksionit.

#5 Si mund t’i ruaj rrobat dimërore? Një nga mënyrat më të mira për të qenë të qëndrueshëm me rrobat dimërore është t’i lani sa më pak! Për shembull, pulovrat dhe bluzat duhet të lahen pas çdo dy deri në tre veshje për materiale si pambuk, mëndafsh, lesh kashmiri.

#6 Veshjet prej kashmiri lahen vetëm në lavatriçe në shtëpi? Kthejini rrobat nga brenda-jashtë për t’i ruajtur butësinë, si edhe një mënyrë e mirë është që t’i lani ato me dorë. 


Burimi: Who What Wear