Kinema & TV

‘Maestro’: Shikuesit refuzojnë ta përfundojnë filmin dhe për këtë fajësojnë Bradley Cooper

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2024

‘Maestro’: Shikuesit refuzojnë ta përfundojnë filmin

Filmi “Maestro” është shfaqur vetëm para pak ditësh në Netflix, por komentet kanë shpërthyer nga të gjitha anët! Shikuesit e filmit janë duke u ankuar se ata nuk mund të kuptojnë dialogët në film dhe fajin për këtë e ka protagonisti Bradley Cooper.

"Maestro që murmurit," shkroi një ndjekës në platformën X (ish-Twitter). "Kaq i mërzitshëm dhe kaq e vështirë për t'i dëgjuar bisedat kur ai dhe gruaja flasin me njëri-tjetrin. Fikeni televizorin pas një ore,” shtoi një tjetër.

‘Maestro’: Shikuesit refuzojnë ta përfundojnë filmin

“Sapo pashë ‘Maestro’ në Netflix. Ndjenja të përziera, por do të doja të isha më e qartë: shumë mërmëritje në biseda,” shkroi një tjetër.  "Ose do të shurdhoheni, ose maestro mërmërit shumë," tha një përdorues me nota tallëse.

‘Maestro’: Shikuesit refuzojnë ta përfundojnë filmin

Filmi tregon historinë e kompozitorit legjendar Leonard Bernstein (Bradley Cooper) dhe marrëdhënien e tij me Felicia Montealegre Cohn Bernstein (Carey Mulligan).

Bradley Cooper po përballet edhe me kritika të tjera për filmin. “Sapo pashë një foto të Leonard Bernstein-it të vërtetë…Hunda e madhe e Bradley Cooper-it në film nuk ishte e nevojshme,” reagoi një ndjekës në platformën X.

‘Maestro’: Shikuesit refuzojnë ta përfundojnë filmin

“Bradley Cooper ka një hundë që nuk i ngjan as hundës së Bernsteinit dhe thjesht duket si një stereotip,” shkroi një tjetër person i zemëruar. "Ai po i përdor të gjithë këto elemente për të fituar një Oscar."

Pak ditë më parë, grimieri në filmin “Maestro”, Kazu Hiro kërkoi falje për këtë detaj në portretin e aktorit Cooper.


Burimi: New York Post