Celebrity

Pse Ryan Gosling nuk u shoqërua nga Eva Mendes në tapetin e kuq?

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2024

Pse Ryan Gosling nuk u shoqërua nga Eva Mendes në tapetin e kuq?

Ryan Gosling ishte i vetëm në tapetin e kuq të "Golden Globe”. Arsyeja është vendimi i përbashkët i tij dhe Eva Mendes për të mos shkuar në evente si çift. Shumë nga fansat e dy aktorëve tashmë janë mësuar me idenë, por pyetjet dhe supozimet vazhdojnë të bëhen virale herë pas here.

Hera e fundit që vetë Mendes ka folur për këtë temë ka qenë në 2023-shin kur postoi në Instagramin e saj një video nga “The place beyond the pines” ku dy aktorët kanë qenë protagonistë krah njëri-tjetrit. Në komente, një prej fansave shprehej se pret me padurim filmin “Barbie” që të shohin çiftin bashkë në tapetin e kuq.

“…ne nuk i bëjmë këto dalje publike bashkë. Njësoj si fotot që postoj, jam rehat vetëm nëse publikoj gjëra që ju tashmë i keni parë ose janë vërdallë. Unë dhe Ryan kemi qenë bashkë vetëm në një event, promovimin e pikërisht këtij filmi”, shpjegoi Eva, referuar bashkëpunimit të tyre.

Pse Ryan Gosling nuk u shoqërua nga Eva Mendes në tapetin e kuq?

Fansat kanë pyetur edhe më tepër për këtë tematikë dhe Mendes tregoi se preferon të ruajë intimitetin dhe jetën private jashtë kamerave. Por përtej kësaj, Mendes pranon se dëshiron shumë të luajë në një film tjetër me Ryan.

Çifti janë bashkë prej vitit 2011 dhe u martuan në një dasmë sekrete. Eva dhe Ryan janë prindër të dy vajzave: Esmeralda Amada Gosling dhe Amada Lee Gosling.