Celebrity

Thuhet se lidhja e Gigi Hadid me Bradley Cooper po shkon në tjetër nivel

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2024

Thuhet se lidhja e Gigi Hadid me Bradley Cooper po shkon në tjetër

Tani Gigi darkon me të ëmën e Bradley-t.

Supermodelja iu bashkua të dashurit të saj, dhe nënës së tij për një darkë vonë pas ceremonisë së Golden Globes. Ylli i "Silver Linings Playbook" dhe nëna e tij, Gloria Campano, u fotografuan duke mbërritur te një restorant luksoz në Los Angeles, të dy të veshur me të zeza.

Thuhet se lidhja e Gigi Hadid me Bradley Cooper po shkon në tjetër

Thuhet se lidhja e Gigi Hadid me Bradley Cooper po shkon në tjetër

Aktori zgjodhi një kostum klasik të zi, ndërsa e ëma një fustan elegant me një xhaketë pellushi sipër në po të njëjtën ngjyrë. Gigi, e cila mbërriti e vetme, duket se i është bashkuar darkës, edhe ajo e veshur tërësisht me të zeza.

Thuhet se lidhja e Gigi Hadid me Bradley Cooper po shkon në tjetër

Disa orë pas mbërritjes, supermodelja u pa të dilte nga restoranti veçmas Bradley-t dhe nënës së tij. Teksa dy protagonistët kryesorë në këto foto nuk i kanë adresuar spekulimet për romancën e tyre, duke mos folur publikisht, ata duket se janë afruar më shumë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se pak kohë më parë, aktori bleu një shtëpi në Pensilvani afër fermës së familjes Hadid.

Burimi: Page Six