How to wear

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të përmirësuar humorin tënd

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2024

 Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të

Le të jemi të sinqertë, mënyra si vishemi ka ndikim parësor në humorin tonë, të paktën shumicën e kohës.
 
Me ardhjen e dimrit duket sikur nuk ia gjen dot anën kombinimeve të përditshmërisë. Kur dita zvogëlohet dhe orët e punës duken më të gjata, një veshje e bukur e bën gjithçka të duket më e lehtë.
Qëllimi kryesor i çdo propozimi që do gjeni në këtë shkrim është t’ju ofrojë disa opsione veshjesh që janë të rehatshme dhe mjaftueshëm trend.
 
Një xhaketë lëkure oversized me xhinse të gjera dhe bluzë-korse!

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të
 
Pantallonat serioze me prerje të drejtë, kombinuar me ngjyra neutrale janë veshja që të duhet për ditët në zyrë

 Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të


Jelekët e thurur me shumë ngjyra janë rikthyer dhe kombinimet opsion me to nisin nga këmishat e deri te fustanet

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të
 
Vish një fustan me ngjyra që ka golf dhe material të butë e të ngrohtë. Nëse je person që e ndjen uljen e temperaturave, ky është sugjerimi për ty

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të

Fundet e lëkurës i shkojnë çdo stine, por dimri me pulovra e çon në nivel tjetër si kombinim

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të
 
Një pallto në ngjyrë të hapur dhe mjaftueshëm e ngrohhtë është aksesori plotësues i çdo veshjeje

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të
 
Kur do t’i biesh shkurt vish triko të gjatë/oversized dhe xhinse të gjera me nje golf ose bluzë të thjeshtë. Kaq mjafton

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të
 
Fundet me pika nuk janë më vetëm trend i pranverës, madje në dimër i shtojnë ngjyra kombinimit

Çfarë të veshësh gjatë dimrit për të