Celebrity

Selena Gomez zbulon se çfarë i tha saktësisht Taylor-it në Golden Globes

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2024

Selena Gomez zbulon se çfarë i tha saktësisht Taylor-it në

Pas shumë spekulimesh dhe lexime buzësh, më në fund e dimë se çfarë i pëshpëriti Selena Taylor Swift-it gjatë Golden Globes. Dhe jo, nuk kishte asnjë lidhje me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet.

Selena vendosi t’u jepte fund thashethemeve dhe komentoi në një postim në Instagram të E!News duke shkruar: “Jooo, i thashë Taylor-it për dy miqtë e mi që hooked up" (në një kontekst informal ose bisedor, hooked up mund t'i referohet një takimi seksual të rastësishëm ose marrëdhënie intime pa nënkuptuar domosdoshmërisht një marrëdhënie të përkushtuar).

Reagimi vjen pas momentit viral në Golden Globes. Sipas internetit, Selena shkoi te mikesha e saj, Taylor Swift, për t’i thënë se i kërkoi Timothée të bënin një foto dhe Kylie, e dashura e Timothée, i tha “jo”.

Për më tepër, një nga fotografët e TMZ e pyeti Timothée nëse ai dhe Selena kanë një marrëdhënie korrekte dhe ai u përgjigj: "Po, sigurisht." Ai gjithashtu tha "jo" kur u pyet nëse Selena dhe Kylie "kanë ndonjë konflikt.”

E kështu mbyllet zyrtarisht dhe kjo dramë!