Instagramming

‘Nuk iki nga ekrani kollaj’: Arbana Osmani flet për Ledion Liçon dhe rikthimin në ekran

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2024

‘Nuk iki nga ekrani kollaj’: Arbana Osmani flet për Ledion

Arbana Osmani nuk do të prezantojë sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, por theksoi se do të rikthehet në ekran së shpejti.

Në disa komente në profilin e saj në Instagram, Arbana iu drejtua një ndjekëseje – e cila i tha se “ka lënë televizionin për t’u marrë me kuzhinën” – se “nuk iki nga ekrani kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt.”

‘Nuk iki nga ekrani kollaj’: Arbana Osmani flet për Ledion

Përsa i përket moderimit të “Big Brother VIP”, që do të prezantohet nga Ledion Liço, dikush i shkroi Arbanës ndër të tjera: “U mërzita shumë që nuk do të jesh te Bigu, sepse ai format është shpirti yt dhe askush nuk e bën dot njësoj. Hajde tani të shohësh Ledionin te Bigu. Na u shpif pa nisur akoma.”

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer,” iu përgjigj moderatorja.

‘Nuk iki nga ekrani kollaj’: Arbana Osmani flet për Ledion

“Big Brother VIP” nis më 13 janar.