
Natalie Portman, rishtazi, ka dhënë një intervistë për “Wall Street Journal” dhe mendohet se ka dhënë një detaj që lidhet me një divorc të mundshëm me bashkëshortin, Benjamin Millepied, pas tradhtisë së tij të shumëpërfolur, e cila ende nuk është konfirmuar.

Në intervistë, ylli i “May December” shprehet se “jeton në Paris me dy fëmijët e saj”, pa përmendur të shoqin. Madje, ajo u paraqit në evenin e Golden Globes pa prezencën e tij, duke shtuar kështu zërat për një ndarje të çiftit. Gjithashtu, ajo është parë dhe fotografuar pa unazën e martesës.
Sipas thashethemeve, në fillim të marsit 2023, ylli i “Star Wars” zbuloi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua më të re”, shkroi revista "Voici" dhe theksoi se Benjamin dhe Camille shkonin në zyrë me një diferencë prej 10 minutash dhe qëndronin brenda për rreth 2 orë.
Camille është një emër i njohur në fushën e aktivizmit dhe së bashku me Greta Thunberg kanë krijuar disa filma të shkurtër për mjedisin, si dhe kanë shkruar librin “For an Ecological Uprising: Overcoming Our Collective Poëerlessness”. Ajo është cilësuar nga “Vanity Fair” si një prej 50 grave që dhanë kontribut të madh në vitin 2020.
Natalie dhe Benjamin u njohën në filmin “Black Swan” në vitin 2019, kur ai krijoi koreografinë. Më pas, u fejuan në vitin 2010 dhe dy vite më vonë u martuan. Ata kanë edhe dy fëmijë, Aleph dhe Amalia.
Artikuj të sugjeruar: