Celebrity

Dua Lipa po bën namin me hite dhe çmime, po ashtu edhe me shifrat e pasurisë

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2024

Dua Lipa po bën namin me hite dhe çmime, po ashtu edhe me shifrat e

Dua Lipa po publikon projekte të njëpasnjëshme në muzikë dhe kinematografi. Prej 2015-ës kur karriera e saj nisi me publikimin e këngës së parë, pasuria e Duas po rritet me shifra marramendëse.

Sipas mediave, momentalisht Dua Lipa zotëron një pasuri prej më shumë se 35 milionë dollarësh.

Dua Lipa po bën namin me hite dhe çmime, po ashtu edhe me shifrat e

Thënë kjo, këngëtarja shqiptare e ka të lehtë të punojë me dizajnerët më të mirë në treg dhe të bëjë dalje publike që komentohen pafund.    

Çfarë bënte Lipa para se të niste karrierën?

Dua punonte kamariere në një restaorant meksikan para se të niste karrierën muzikore dhe kishte një jetë shumë normale. Për ca kohë, siç ka treguar vetë ajo, punoi edhe në një lokal nate ku vendoste kush hynte ose jo. “I kam refuzuar hyrjen miqve të mi sepse ishin veshur me atlete,” ka thënë Lipa në një intervistë. “E dija që ai nuk ishte vendi ku duhet të punoja.”

Dua Lipa po bën namin me hite dhe çmime, po ashtu edhe me shifrat e
Karriera e saj në muzikë mori hov shumë shpejt, sapo firmosi kontratën me Warner Bros. Në 2015-ën publikoi “New Love” dhe në 2017-ën ndau me botën albumin debutues.

Dua Lipa po bën namin me hite dhe çmime, po ashtu edhe me shifrat e
Në 2020-ën, pasuria e saj u shtua shumë shpejt, pas suksesit të albumit “Future Nostalgia”. Turi i saj për pomovimin e këtij albumi vetëm në SHBA dhe Kanada i solli më shumë se 40 milionë dollarë fitime. Sipas Billboard, në atë përiudhë u shitën 394,000 bileta vetëm për raundin e parë të koncerteve. Në krahasim me albumin e parë, rritja e shitjeve kaloi vlerën në 346% më shumë.

Dua Lipa po bën namin me hite dhe çmime, po ashtu edhe me shifrat e
Dua është brand ambasador për Yves Saint Laurent, Evian dhe Puma. Këngëtarja ka bashkëpunuar më Pepe Jeans dhe ka publikuar koleksionin “La Vacanza” me Donatella Versace.

Aktualisht, sipas Celebrity Net Worth, Dua Lipa ka një pasuri që i kalon 35 milionë dollarë dhe premisat janë për një rritje akoma më të madhe në vazhdimësi.