Celebrity

Pse Taylor Swift komentohet kaq shumë, edhe kur ‘bota nuk sillet’ rreth saj?

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2024

Pse Taylor Swift komentohet kaq shumë, edhe kur ‘bota nuk
E keni vënë re sa lehtë flitet për Taylor edhe kur tema nuk e përfshin fare? Si fillim duhet theksuar se Taylor është gjithandej. Në media, në evente, në televizion, në stadiumet dhe sallat më të mëdha të koncerteve në botë, emri i saj shfaqet edhe kur nuk është fizikisht aty.

Ajo që habit shumicën e njerëzve është fakti që Taylor përmendet edhe kur tema nuk lidhet me të drejtpërdrejt. Por pse ndodh kjo?

Pse Taylor Swift komentohet kaq shumë, edhe kur ‘bota nuk
Bond Benton, profesor i komunikimt dhe medias në Montclair State University ka studiuar pikërisht efektin që ka përmendja e emrit të Swift në media.

Vetëm fakti që është bërë një studim për këtë çështje mbështet fort fuqinë që ka figura e këngëtares me famë botërore. “Prezenca e Taylor në çdo material publik rrit ndjeshëm interesin,” shkruan në studim Benton.

Shembull: Në shtator, CBS News ka publikuar një artikull mbi Travis Kelce, asokohe i dyshuar si partneri i ri i Taylor Swift. Artikulli kishte të përmendur në titull emrin e këngëtares dhe vetëm dy herë në tekst pavarsisht se ajo nuk kishte asnjë lidhje direkte me artikullin. Ky shkrim mori rreth 3 milionë shikime vetëm në platformën X.

Pse Taylor Swift komentohet kaq shumë, edhe kur ‘bota nuk

“Sipas raportimeve, 2.8 milionë shikime ishin tërhequr nga përmendja e Swift, ndërsa pjesa tjetër kishin interes për temën specifike,” shprehet Benton.

Sipas tij, Taylor ka aftësinë të bëjë bashkë dashamirësit dhe personat që nuk e pëlqejnë dhe të hapë debate të forta mes tyre.

Emri i Swift ka përfunduar edhe në vendet më të çuditshme, si për shembull, në promovimin e një salce të re nga kompania Henz.

Një nga fansat e saj ishte shprehur në X, se Taylor ishte parë duke ngrënë me këtë salcë dhe aq u desh që kompania të kishte rritje të shitjeve, pavarsisht se nuk u vërtetua kurrë nëse Taylor kishte ngrënë vërtet prej tyre.

Pse Taylor Swift komentohet kaq shumë, edhe kur ‘bota nuk
Pra, të gjithë po përfitojnë në mënyra të ndryshme nga suksesi i jashtëzakonshëm i Swift dhe turit të saj që ka kaluar çdo parashikim në aspekte financiare dhe jo vetëm.

Edhe kur Taylor ka mbështetur partnerin e saj në ndeshjet e basketbollit, mimikat ose prania e saj janë bërë temë bisede edhe në konferencën për shtyp para dhe pas ndeshjes.