TV Mania

Ori Nebijaj flet për rolin e saj si opinioniste në “BBVA 3”

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2024

Ori Nebijaj flet për rolin e saj si opinioniste në “BBVA

Ori Nebijaj i është rikthyer televizionit, këtë herë si opinioniste në “BBVA 3”, krah Arbër Hajdarit. Në një intervistë për Top Channel, ajo foli mbi përvojën e re, duke treguar se e kishte marrë malli për televizionin.
 
“Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike. Në fakt, parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij…Top Channel është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe Top Channel ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe mendoj se do jetë më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me shumë eksperiencë”, u shpreh Ori.
 
Mandej, u shpreh: “Media, por edhe politika më kanë mësuar qartazi atë vijën e kuqe mes të qenit neutral dhe profesional. Në rolin e opinionistit nuk mund të ketë tifozëri dhe asgjë personale; udhëhiqesh nga të qenit i drejtë dhe me asnjëherë palë. Kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”.
 
Ori është shkëputur për një kohë relativisht të gjatë nga ekrani, duke iu përkushtuar karrierës së saj në politikë. Ajo do të vijojë rrugëtimin paralelisht me atë të opinionistes.

Artikuj të sugjeruar: