Shanna Moakler ka shpërthyer ndaj bashkëshortes aktuale dhe familjes Kardashian në një podcast të titulluar "Dumb Blonde". Ish-modelja ka folur për bashkëprindërimin me Travis Barker, me të cilin ajo ka dy fëmijë dhe gjithë problemet që nisën kur lidhja e tij me Kourtney-n u bë zyrtare në fillim të vitit 2021.
“Kur Travis u njoh me Kourtney-n, aty ndodhi një tjetërsim prindëror, pasi ai donte të dukej si një “super baba” edhe kur nuk ishte i pranishëm,” tha Shanna.
Duke e quajtur bateristin e Blink-182 një njeri të fiksuar pas grave, ish-Miss USA tha: “Ai ma punoi shumë keq. Varësia e tij ndaj alkoolit është një problem. Fiksimi me gratë, varësia, gjithçka,” theksoi ajo.
Shanna foli edhe për ndikimin që fama e familjes Kardashian pati në rritjen e fëmijëve të tyre. “Fama që ata panë te Kardashians dhe përfshirja e mundshme në show për shkak të babait të tyre u dha një tjetër hov. Mendoj se ata e kapën këtë detaj, menjëherë. Kardashians u blejnë atyre marka të shtrenjta, dhurata të çmuara, ndërsa unë nuk mund t’ua jap dot këtë standard,” vijoi ish-modelja.
Ajo vijoi sulmin për Kourtney-n dhe familjen Kardashian, duke thënë: “Në djall të shkojë ajo familje. Janë të neveritshëm. E shtyva veten që fëmijët e mi të mos lidheshin aq shumë me ta dhe të krijonin urrejtje për mua. Gjithsesi, ata mund të bëjnë çfarë të duan, unë do jem këtu duke i pritur dhe dashur pa kushte, sepse jam nëna e tyre!” shtoi Moakler.
Shanna ka dy fëmijë nga lidhja me Travis Barker, Landon 20 vjeç dhe Alabama 18 vjeç.
Burimi: HuffPost